Panorama Sport (Albania)

Didie Deshamps kundërsulm mediave: Panik i kotë, jemi në krye të grupit

Trajneri i Francës, konferencë e flaktë shtypi në prag të Perusë

-

Didie Deshmap pati dje një konferencë shtypi me tone të ndezura, sidomos me mediat franceze. Trajneri i kombëtares akuzohet në atdhe për lojë pa cilësi, pavarësish­t se Franca është kombëtarja me vlerë më të madhe kartonësh në "Rusi 2018". Shumë vështirësi me Australinë, mendoni se do bëni më mirë kundër Perusë?

Kemi katër ditë që përgatitem­i për takimin e radhës. Me djemtë kam biseduar gjatë, por nuk kam mbajtur fjalime. Kam dëgjuar mendimet e tyre dhe mendoj se do paraqitemi më mirë. Nëse doni që të flasim edhe për ndeshjet miqësore, unë këtu jam, ndaj vijoni me pyetje.

Keni në skuadër disa nga sulmuesit më të mirë, por vuajmë për të shënuar. Përse? Vështirësi kemi në disa aspekte, por pavarësish­t kemi shënuar dhe fituar atëherë kur është dashur. E dimë që duhet të përmirësoh­emi dhe ju siguroj se po punojmë shumë. Mund dhe duhet të bëjmë më mirë, por situata nuk është aq dramatike sepse jemi në krye të grupit.

A do të ketë ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e parë? Nëse luan sot, Hugo Loris do të "festojë" ndeshjen e 100-të me fanellën e kombëtares franceze duke u bërë kështu portieri i parë në historinë e "Gjelave" që arrin diçka të tillë. Për gardianin kjo arritje humb vlerë përpara ndeshjes së sotme në orën 17:00. "Jemi në Botëror dhe synimet tona dihen. Objektiv fillestar është kalimi i grupit, ndaj se sa ndeshje kam luajtur unë ka një vlerë dytësore në këtë moment", deklaroi kapiteni i Francës në konferencë për shtyp.

Do ta shikoni nesë (sot). Më vjen mirë që interesohe­ni për Olivien sepse kur luan e kritikoni, ndërsa kur nuk e aktivizoj thoni se duhet të luajë. Ai është i dobishëm për manovrën dhe ka shanse për të luajtur... ashtu si edhe të tjerët. Mendoni do të shënojmë më shumë meqë Peruja luan pak më hapur se Australia?

Thoni që dhurojnë hapësirë? Epo nuk e shoh kështu sepse, sipas statistika­ve, kanë pësuar vetëm tre gola në dhjetë ndeshjet e fundit. Ndaj Danimarkës e pamë të gjithë se çfarë mund të bënin, ndaj nuk më duken aq të brishtë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në sulm kanë lojtarë si Guerrero dhe Farfan që janë shumë teknikë dhe dinë si të Nabil Fekir mezi pret kualifikim­in e Francës në Grupin C të Botërorit rus. Sulmuesi i "Gjelave" i aktivizuar nga stoli në ndeshjen e parë ndaj Australisë, megjithëse nuk parashikoh­et titullar, e ka të qartë se çfarë pret skuadra. "Duhet të mbyllim çdo diskutim në lidhje me kualifikim­in tonë që në ndeshjen ndaj Perusë. Me gjithë respektin për kundërshta­rin, nuk duhet të harrojmë se jemi Franca dhe nuk duhet arkivojmë sa më shpejt çështjen e kualifikim­it".

shënojnë.

Çfarë duhet të evitojmë në këtë ndeshje që vlen kualifikim­in? Duhet të jemi sa më kompaktë dhe të mundohemi të mblidhemi në 30 metra. E di nuk ka ekip në botë që mund ta bëjë diçka të tillë në 90 minuta, por duhet të mundohemi sepse, siç e thatë edhe ju, mund të kualifikoh­emi një ndeshje më herët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania