Panorama Sport (Albania)

Kejn, sfidë Ronaldos dhe Mesit

Sulmuesi: Duhet të synojmë për të arritur majën, kam nevojë për një skenë si usia

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me sa duket, për Herri Kejn dy golat kundër Tunizisë shërbyen vetëm për të lëshuar dorezën e sfidës, përveç se për tri pikët e para të Anglisë në tokën ruse. Kapiteni i kombëtares së "Tre Luanëve" ka si objektiv të radhës tre gola ndaj Panamasë, në mënyrë që të marrë kreun në klasifikim­in për golashënue­s në "Rusi 2018". Siç e shpjegoi edhe vetë në një intervistë për "Daily Mail", një lojtar për t'u bërë i madh duhet të ketë objektiva po aq të mëdhenj sa ambicia e tij.

"Për të qenë lojtari më i mirë në botë, duhet synuar sa më lart. Nëse ambicia nuk i kalon limitet, atëherë do të thotë se po fluturon ulët. Për mua, Botërori është një stimul shumë i madh. Dua të provoj veten në një turne madhor, sepse dua të jem mes më të mirëve në botë dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë është të

luash në skenën e madhe duke rezultuar vendimtar në momentet delikate".

RONALDO DHE MESIHerri Kejn është i vetëdijshë­m për potenciali­n dhe momentin e mirë që po kalon në karrierën e tij. Dy golat ndaj

Tunizisë nuk ishin një rastësi, më kapitenin anglez që nuk mjaftohet me tri pikë. "Gjatë gjithë karrierës kam luftuar për t'u përmirësua­r. Gjithnjë ia kam dalë të hesht kritikat e t'u tregoj shumë njerëzve se janë gabuar në

gjykimet për mua. Nuk jam mjaftuar me sukseset, por kam kërkuar gjithmonë e më shumë nga vetja sepse më pëlqen të tregoj se sa vlej. Në majën e futbollit qëndrojnë dy fenomenë, si Ronaldo dhe Mesi, ata janë më të mirët në botë dhe tani sfida ime është me ta", deklaroi Kejn.

KOMBËTARJA- Anglia në fillim të turneut konsideroh­ej një e madhe e futbollit botëror, por nuk renditej mes favoriteve, pavarësish­t talentit me shumicë në skuadrën e

drejtuar nga Garet Sauthgejt. Herri Kejn e ka recetën e tij dhe nuk ngurron ta bëjë publike për shokët dhe këdo që ndjek ëndrrën e Kupës së Botës. "Askush, e aq më pak kombëtarja jonë, nuk duhet t'i vendosë kufij vetes. Kemi cilësi për t'i shkuar në fund këtij kompeticio­ni dhe kemi një trajner që di si të komunikojë. Sauthgejt nuk është vetëm trajneri, ai është shefi, menaxheri dhe miku ynë. Le t'i marrim ndeshjet më radhë dhe në fund do të shohim çfarë do të kemi arritur", përfundoi Kejn.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania