Panorama Sport (Albania)

Myler: Jemi të karikuar, i fitojmë të dyja ndeshjet

"Meksikanët na vunë në vështirësi, jemi të gjithë të zhgënjyer"

-

Dy ditë para ndeshjes shumë të rëndësishm­e kundër Suedisë, Tomas Myler ka folur në një intervistë për gazetarët e ndodhur në hotelin "Radisson Blu" të Soçit, aty ku ndodhet kombëtarja gjermane. Myler ka folur për sfidën delikate të ditës së shtunë dhe objektivin që ka skuadra. Ai është shprehur se ndeshja kundër Meksikës i përket së shkuarës dhe tani të gjithë duhet të fokusohen te finalja e radhës ndaj Suedisë. Myler nuk pranon stolin dhe do të ishte kundër kësaj zgjedhjeje të mundshme të trajnerit Lëv, i cili mund ta lërë jashtë pas asaj paraqitjej­e të dobët në ndeshjen e parë.

Çfarë ndodhi kundër Meksikës?

Ndeshja është analizuar gjatë javës në mënyrë të imtësishme. Kemi parë ku kanë qenë gabimet dhe kemi kritikuar veten. Tani të shohim të gjithë nga ndeshja e ardhshme, Meksika i përket së shkuarës. Përpara nesh janë dy ndeshje shumë të rëndësishm­e që duhen fituar. Nuk duam asgjë tjetër përveç suksesit.

Pse e humbni kaq shpesh topin?

Arsyeja më e madhe për të humbur një top është mungesa e motivimit. Përzierja e durimit me gjetjen e kohës është e rëndësishm­e. Suedezët do të luajnë në mbrojtje, ndaj na duhet të praktikojm­ë një lojë të shpejtë. Aksionet sulmuese duhen bërë precize dhe në kohën e duhur.

Si ka qenë paraqitja juaj personale?

Ndeshja nuk shkoi ashtu siç e kishim parashikua­r ne. Nuk pata asnjëherë mundësi për të goditur portën. E kisha menduar ndryshe paraqitjen time. Mënyra e lojës së meksikanëv­e na vuri në vështirësi, duke na sulmuar në pikat e dobëta. Pasi analizova veten, mendoj që zhvillova një ndeshje të dobët, duhet të përmirësoh­em në ndeshjet e ardhshme. Është e ndarë skuadra? Nuk e besoj. Gjatë vakteve të ngrënies ulemi të gjithë me njëri-tjetrin. Ka dhe nga ata që rrinë gjithmonë me një person, pasi kanë marrëdhëni­e më të ngushtë dhe kjo është , por në fushë jemi të gjithë për një qëllim.

Mund të qëndroni në stol ndaj Suedisë, do ta pranonit?

Sigurisht që do të isha i mërzitur, asnjë lojtar nuk do të rrijë në stol. Kur ke gjithë këtë dëshirë për të luajtur, kërkon ta shfaqësh duke luajtur në fushë.

Ndaj Meksikës luajtët më shumë në krahun e djathtë, përse?

Kjo ka të bëjë me anën taktike të lojës. Meksikanët kishin bllokuar Humelsin dhe Krosin dhe kështu krahu i djathtë ishte më i lirë. Në të majtin, ku ishe Draksler, loja ishte shumë e ngushtë dhe nuk mund të depërtoje. Nëse do të jetë kështu ndaj Suedisë,

këtë nuk e di, do të varet me çfarë taktike do të luajnë kundërshta­rët.

Si janë kushtet në Soçi? Në Vatuniki kemi një resort shumë të mirë. Nuk ka pamje nga deti, por është mirë. Nuk besoj se ndikon shumë kjo gjë, sigurisht në Brazil kishim një hotel shumë të mirë, por kjo nuk kishte të bënte me fitimin e kupës në fund.

Si ishte atmosfera para ndeshjes?

Menduam që ishim të freskët dhe gati për startin e turneut. Brenda vetes të gjithë e prisnin me padurim fillimin e kampionati­t botëror. Por, me sa duket, e kemi kuptuar keq situatën dhe nuk u treguam të gatshëm ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjet miqësore. Të shtunën çdo lojtar që do të luajë në fushë, duhet të japë maksimumin. Mendoj që secili nga ne është i aftë të shënojë gola.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania