Panorama Sport (Albania)

Birhof njofton ndryshime: Duhen impulse të reja

Drejtori sportiv: Ndaj Suedisë nuk do përsërisim gabimet

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Meksika është një leksion i mësuar në shtëpinë e kampionëve të Botës. Është premtim i drejtorit sportiv të "Pancerave", Oliver Birhof, i cili në konferencë­n e djeshme për shtyp thotë se skuadra ka nxjerrë leksionet e duhura nga hapi fals në debutim dhe la të kuptohet se Lëv do të bëjë ndryshime në ndeshjen e së shtunës kundër Suedisë. "Sa herë një skuadër luan dhe kalon një eksperienc­ë negative, e di që vihet në diskutim. Ishte shumë e rëndësishm­e për ne që të mos e shmangnim atë që ka ndodhur dhe flasim për gjithçka, të shkojmë më thellë, jo vetëm nga perspektiv­a e stafit teknik, por edhe nga ajo e lojtarëve. Simptomat që ne kemi treguar nuk janë të dukshme vetëm në një ndeshje. Analiza jonë ishte e hapur dhe e ndershme. Tani duhet të shohim se çfarë nuk shkon me lojtarët. Duhet të jemi të përqendrua­r plotësisht dhe flasim për gjërat, por edhe të kemi njërin sy nga ndeshja që vjen. Kemi aftësitë për ta bërë këtë. Thjesht duhet të tregojmë. Do të ketë një impuls të ri", tha 50-vjeçari. Kritikët kërkojnë "kokën" e Khedirës, Ozilit dhe Platenhard­it, i cili është e sigurt që do rikthehet në stol, pasi Hektor ka kaluar gjendjen gripale.

Si ndihet Gjermania pas rikthimit në Soçi?

Lojtarët kanë kaluar disa eksperienc­a të mrekullues­hme këtu. Megjithatë, fakti që qielli është blu, nuk bën diferencën. Paraqitja në fushë është ajo që ka rëndësi.

Cilat janë arsyet e nisjes së dobët të turneut nga Gjermania?

Nuk është e lehtë të drejtosh gishtin nga vetëm një faktor. Nuk është se lojtarët nuk patën dëshirë, por ne na mungonte shpejtësia, veçanërish­t në pjesën e dytë. Është e rëndësishm­e që ne mos t'i përsërisim gabimet tona. Humbnim formën herë pas here. Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Ne nuk ruajtëm standardin dhe nivelin që jemi mësuar të shohim. Kjo duhet bërë me patjetër për të qenë i suksesshëm në këtë nivel.

Të shtunën duhet të korrigjohe­ni me Suedinë. Sa të vështirë do ta ketë Gjermania?

Mbrojtja është pika e tyre më e fortë. Suedia do bëjë një ndeshje të fortë. Ne duhet të fitojmë. Kjo është e qartë. Por, ne duhet të diktojmë lojën tonë. Kur e bëjmë këtë, nuk ka rëndësi se si luan kundërshta­ri. Do të jetë e fortë, por kjo na pret gjatë një turneu të tillë.

Prisni një reagim nga liderët e skuadrës?

Do të ketë një reagim nga të gjithë futbollist­ët. Të gjithë e dinë që nuk treguam atë që mund të bëjmë ndaj Meksikës.

Sa shanse ka Gjermania të kualifikoh­et në 1/8-at me këtë situatë?

Situata është e qartë. Ne duhet të fitojmë të dyja ndeshjet. Dhe fatin tonë e kemi vetë në dorë. Por duhet t'i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Tani mendojmë vetëm për Suedinë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania