Panorama Sport (Albania)

Asgjë serioze për Nejmar, në fushë ndaj Kosta Rikës

Qetëson mjeku i Brazilit: Nuk lëndoi kaviljen e dëmtuar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

as alarmit, rikthehet qetësia në kampin e "Seleçaos". Nejmar është rikthyer në stërvitje përpara ndeshjes me Kosta Rikën, në program për ndeshjen e dytë të Grupit E ditën e premte. Ylli brazilian iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në stërvitjen e së mërkurës në Soçi, vetëm një ditë pasi braktisi stërvitjen për shkak të një dhimbjeje në kaviljen e djathtë, në të njëjtën këmbë që e mbajti për 3 muaj larg fushës pas dëmtimit në mars. Seanca e djeshme stërvitore ishte e mbyllur për mediat, por federata braziliane konfirmoi se futbollist­i më i shtrenjtë i historisë "mori pjesë normalisht në stërvitjen me skuadrën" dhe nuk bëhej fjalë për përsëritje­n e lëndimit në kaviljen e dëmtuar në fund të sezonit. Ata qetësuan tifozët brazilianë se numri 10 do të jetë i gatshëm për duelin e Shën Pjetërburg­ut dhe se ndërprerja e stërvitjes së tij ishte bërë thjesht për të mos rrezikuar. "U stërvita mirë. U ndjeva mirë dhe këmbët i kam të qeta", konfirmoi "O Ney", i cili pësoi 10 faulle kundër në ndeshjen e parë të grupit kundër Zvicrës, më shumë se çdo futbollist tjetër në një

ndeshje Botërori prej vitit 1998. Pavarësish­t se ai fitoi garën me kohën për të mos e humbur Kupën e Botës, trajneri Tite e ka pranuar se lojtari është duke sakrifikua­r, pasi nuk është ende në 100% të formës. Doktori i ekipit të "Kanarinave", Rodrigo Lasmar, shpjegoi edhe detajet

e lëndimit të fundit të Nejmarit, i cili ndodhi për shkak të goditjeve rekord që Behrami me shokë i dhanë në takimin e parë. Në 3 mars, pas operacioni­t prej frakturës në kockën e pestë metatarsal, 26-vjeçari luftoi deri në sekondën e fundit për pjesëmarrj­en e tij në Kupën

e Botës. Doktori Lasmar thotë se ai mund ta arrijë formën e tij maksimale vetëm në fazën çerekfinal­e. Por përpara se të mbërrihet fillimisht në 1/8-at, 5 herë kampionët e botës do të përballen nesër kundër Kosta Rikës, e cila humbi 1-0 në debutimin kundër Serbisë.

 ??  ?? Instinktet prindërore pritet të jenë kura më e mirë e Brazilit pas barazimit me Zvicrën. Dje lojtarët janë vizituar nga familjarët e tyre në qendrën stërvitore në Soçi. Dhe këto vizita shtohen dita ditës në kampin e "Seleçaos". Ajo që dikur shikohej si...
Instinktet prindërore pritet të jenë kura më e mirë e Brazilit pas barazimit me Zvicrën. Dje lojtarët janë vizituar nga familjarët e tyre në qendrën stërvitore në Soçi. Dhe këto vizita shtohen dita ditës në kampin e "Seleçaos". Ajo që dikur shikohej si...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania