Panorama Sport (Albania)

Prenga nuk ka frikë: Japim maksimumin për të kaluar turin

Trajneri i Laçit flet pas hedhjes së shortit

-

Shorti i Europa Ligës e ka vënë skuadrën e Laçit përballë qipriotëve të Anorthosis, një skuadër e cila është mjaft cilësore. Megjithatë, në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri i kurbinasve, Besnik Prenga, është shprehur se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të kaluar turin, edhe pse vlerëson kundërshta­rin maksimalis­ht si një skuadër të fortë. Ai shprehet gjithashtu se do të kërkojë informacio­n për Anorthosis­in nga lojtarë apo trajnerë që punojnë në Qipro me të cilët ka lidhje.

Cili është vlerësimi juaj për shortin e Europës që ju vuri përballë qipriotëve të Anorthiosi­t?

Shorti është shumë i vështirë, pasi kundërshta­ri ynë ka lojtarë elitarë. Tek Anorthosis luajnë futbollist­ë brazilianë, dy ish-lojtarë të ekipit kombëtar kroat, ka gjithashtu sollvenë dhe portugezë, që janë të rinj dhe cilësor. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne i druhemi dhe duhet të japim 120 përqindësh­in tonë.

Mos ndoshta duhet të kënaqeni që evituat transferta­t e largëta?

Unë jam trajner dhe nuk mendoj për udhëtimet e largëta, unë mendoj që të kaloj turin. Kjo është puna jonë dhe duhet të përgatitem­i për të dhënë maksimumin, pasi çfarë drejtuesi do të jem unë në rast se nuk kam shpresa se mund të arrijmë larg?

Sa e njihni ekipin kundërshta­r?

Të them të drejtën, nesër do të fillojmë të përgatisim këtë ndeshje, ndërsa për kundërshta­rin do të gjejmë të dhëna, pasi kam miq që janë pjesë e kampionati­t kroat të futbollit dhe do të marr informacio­ne nga ata.

Kur mendoni se Laçi mund të kompletohe­t dhe të jetë gati për të nisur nga puna për ndeshjet europiane?

Po presim që nesër (sot) lojtarë të rinj, të cilët do të vijnë nga merkato. Janë lojtarë që do të vijnë edhe nga jashtë edhe nga brenda vendit. Do të fillojmë të lëvizim, pasi nuk kemi kohë për të humbur.

Nga brenda vendit prisni lojtarë nga Skënderbeu apo nga Vllaznia?

Nuk mund të them gjë, por si nga Skënderbeu edhe nga Vllaznia mund të marrim. Por, me këto çështje merret presidenti. Unë mendoj për stërvitjen dhe ata lojtarë që do të kem në dispozicio­n do të bëj maksimumin për paraqitje sa më dinjitoze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania