Panorama Sport (Albania)

Qipriotët, ekipi i shqiptarëv­e

Beqaj dhe Haxhi, dy kuqezinjtë që kanë luajtur me “Zonjën e vjetër”

- ARMAND HALILI

ivali i Laçit në Ligën e Europës, Anorthosis Fagamusta, nuk është një emër i panjohur në vendin tonë, për shkak se te qipriotët kanë luajtur dy futbollist­ë të Kombëtares shqiptare. Altin Haxhi u bë pjesë e tyre në verën e vitit 2005 dhe u cilësua si një blerje mjaft e bujshme dhe kur ai ishte pjesë e skuadrës, Anorthosis arriti një sukses të madh, pasi arriti të eliminonte nga Champione League turqit e Trabznonsp­orit, të cilët i mposhti në Nikosia në shifrat 3-1. Një tjetër emër gjithashtu shumë i njohur është ai i Arjan Beqajt, ish-portierit të Kombëtares shqiptare që mbylli karrierën pikërisht në këtë skuadër, edhe më pas mbajti për një periudhë kohe edhe pozicionin e trajnerit të portierëve në shenjë vlerësimi për paraqitjet e tij në skuadër përgjatë shumë viteve.

TITUJT - Qipriotët janë një prej ekipeve që kanë më shumë tituj në vendin e tyre, pasi kanë arritur të fitojnë 13 herë kampionati­n, 10 Kupa të Qipros dhe 7 Superkupa. Kanë një stadium me rreth 10 mijë vende dhe një trajner izraelit siç është edhe Rony Levy. Në përbërje të tyre mund të gjesh lojtarë nga të gjitha kombësitë dhe cilësia nuk mungon, pasi drejtuesit kanë investuar jo pak në këtë drejtim. Madje, edhe kapiteni i skuadrës është një lojtar brazilian.

EUROPA - Pavarësish­t se janë një klub me një histori 107vjeçare nga themelimi në Europë, Anorthosis nuk ka pasur shumë sukses në arenën ndërkombët­are. Ajo që qipriotët kujtojnë, është shkëlqimi në sezonin futbollist­ik 20082009, kur arritën të zënë një vend në grupet e Champions League. Në grup qipriotët kishin skuadra si gjermanët e Verder Bremenit, italianët e Interit dhe grekët e Panathinai­okist. Megjithatë, që nga ajo kohë e deri më sot, pavarësish­t se ka marrë pjesë rregullish­t në kualifikue­set Kupave të Europës, nuk ka lënë gjurmë duke u eliminuar që në turet e para dhe mos vazhduar më tej.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania