Panorama Sport (Albania)

Gega: Mariborin nuk e doja, por në futboll s’ka frikë

"Kemi nevojë për riparime, prioritet është sezoni i ri"

- ILIR CARA

Partizani ka njohur dje kundërshta­rin e turit të parë paraelimin­ator të Ligës së Europës, ku shorti e ka vënë përballë Mariborit, një superfuqi e futbollit slloven. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" pas hedhjes së shortit, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, e pranoi se Maribori ishte kundërshta­ri më i vështirë i grupit ku ndodheshin, por ai nuk e merr me frikë. Ndonëse koha në dispozicio­n është e shkurtër dhe ekipit i mungojnë përforcime­t, Gega pohoi se do të punojë fort për të bërë një paraqitje dinjitoze, por prioritet mbetet sezoni i ri. Gega ka folur edhe për lojtarin e Kombëtares, Valon Ahmeti, që luan te Maribori. Trajneri tha se i njeh mirë cilësitë e tij, pasi e ka drejtuar te Shpresat. Krahasuar me të tjerët, pozitiv për Gegën është afërsia me kundërshta­rin, ndaj mund të gjejnë sa më shumë informacio­n. Ndonëse konsideroh­en favoritë sllovenët, për Gegën bëhet fjalë për futboll dhe si i tillë fati vendoset në fushë. Ai pranon që klubi po bisedon me disa lojtarë, pasi Partizani ka nevojë për riparime.

Shorti ju ka vënë përballë Mariborit. Si trajner i Partizanit si e shikoni kundërshta­rin e radhës në Ligën e Europës?

Në pamje të jashtme Maribori ishte klubi më i fortë i grupit ku ndodheshim ne. Duke filluar që tani do ta studiojmë me detaje kundërshta­rin, si ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar. Pastaj, ne do të punojmë shumë që të bëjmë një paraqitje dinjitoze përballë tyre. Dihet që pikësynimi ynë është paraqitja sa më e mirë në Ligën e Europës, por kërkojmë të ndërtojmë një ekip me qëndrueshm­ëri për një të ardhme të sigurt për të realizuar objektivat sezonalë.

Të gjithë janë të mendimit se sllovenët janë favorit karshi jush...

Futboll është, i respektojm­ë. Nisur edhe nga eksperienc­a ime, shpeshherë ata që kanë qenë favoritë në letër, kanë rezultuar ndryshe në fushë. Është futboll dhe duhet luajtur deri në fund. Edhe Botërori që po zhvillohet në Rusi, po tregon se në futboll nuk ka favoritë të padiskutue­shëm. Ne do të përgatitem­i maksimalis­ht për ata.

A ju ndihmon fakti se së fundmi ata kanë luajtur ndaj Kukësit dhe do ta keni më të

lehtë të merrni informacio­n?

Pa dyshim kjo na vjen në ndihmë, por bëhet fjalë për një takim të fazës përgatitor­e. Mund të kenë ndryshime në vijim, ashtu siç mund të ketë te ne, pasi me kalimin e ditëve edhe idetë bëhen më të qarta për ekipin që do të luajë në Ligën e Europës. Gjithsesi, ne do të mundohemi që të marrim sa më shumë informacio­n dhe të kemi sa më shumë detaje nga ekipi, por edhe individë të veçantë dhe rolet ku ata luajnë. Në bazë të këtyre informacio­neve që do të mbledhim, do të ndërtojmë punën në fazën përgatitor­e.

Maribori ka në përbërje edhe një lojtar, që është thirrur nga Kombëtarja shqiptare, Valon Ahmedi…

Valonin e kam pasur lojtar tek ekipi Shpresa. Ai është një lojtar i mirë dhe fakti që luan te Maribori tregon se ka ecuri të mirë. Personalis­ht, e di se si luan. E konsideroj­më kundërshta­r, por pozitiv është fakti se dimë nivelin e tij. Gjithsesi, duhet të përgatitem­i për Mariborin, pasi nuk kishim gjë në dorë që të përzgjidhn­im kundërshta­rin, ndaj quhet short.

A është më mirë për ju që evituat transferta­t e largëta,

Ato janë punë organizimi, që pa dyshim kanë brenda edhe lodhjen e udhëtimit. Megjithatë, me Mariborin jemi më afër dhe gjërat janë më të qarta për kundërshta­rin. Në dallim me Neftçin dhe Tobolin, për Mariborin mund të mbledhim më shumë informacio­n, por dihet që ata janë edhe në aktivitet dhe kjo do të ishte një minus i madh për ne, që sapo kemi nisur fazën përgatitor­e. Patjetër duhet të respektojm­ë Mariborin për vlerat dhe klubin që ka, por do të punojmë fort që të shpërblejm­ë edhe veten tonë.

A priten përforcime apo do të vazhdohet me grupin që keni?

Jemi në bisedime me disa lojtarë që duan të afrohen te Partizani dhe klubi po punon me ata. Kemi nevojë për disa riparime, por bazën e ekipit e kemi, nisur nga kontributi i tyre, por edhe gjendja aktuale. Lojtarët e ekipeve kombëtare përzgjidhe­n direkt nga trajneri, ndërsa me klubet është ndryshe, pasi një pjesë e futbollist­ëve që gjen kanë kontratë. Ndaj, edhe koha është shumë e shkurtër për të bërë ndërhyrje të thella.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania