Panorama Sport (Albania)

Ahmedi: Te Partizani njoh Hoxhën, favoritë jemi ne

"Përballje e veçantë për mua, i respektojm­ë të kuqtë"

- ILIR CARA

Maribori mbetet një strehë për lojtarët shqiptarë dhe aktualisht sllovenët kanë në përbërje edhe një futbollist të kombëtares kuqezi. Pikërisht, bëhet fjalë për mesfushori­n me tipare sulmuese, Valon Ahmedi. 23-vjeçari i lindur në Ohër të Maqedonisë ka zgjedhur ngjyrat kuqezi, ndonëse ka pasur kërkesë edhe nga fqinjët. Lojtari i Mariborit, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", pohoi se e njeh Partizanin dhe kampionati­n shqiptar, dhe e quan një kundërshta­r që duhet respektuar. Te "demat" ai njeh portierin Alban Hoxha, pasi kanë qenë shokë skuadre te Kombëtarja. Përpos faktit se Mariborin e shikon favorit, ai pohoi se duhet pasur kujdes, pasi në Europë nuk mungojnë surprizat. Para disa kohësh u fol për një interesim të Partizanit për ta marrë Valon Ahmedin, por mesfushori vijoi karrierën te Maribori dhe më 12 korrik do të jetë përballë "demave" si kundërshta­r. 23-vjeçari nuk e mohoi se do të jetë një ndeshje e veçantë, pasi luan ndaj një ekipi të Shqipërisë, që ka emëruar trajner Skënder Gegën, të cilin Ahmedi e vlerëson.

Valon, shorti e ka vënë skuadrën tuaj të Mariborit ndaj Partizanit. Si e shikoni këtë përballje me të kuqtë në Ligën e Europës?

Sa i përket shortit, mund të them se nuk do jetë një ndeshje e lehtë, sepse tashmë në futboll nuk duhet nënçmuar asnjë kundërshta­r. Duelet në Europë sjellin gjithmonë surpriza, pasi janë vetëm 2 ndeshje. Duhet ta marrim ndeshjen seriozisht dhe ta kalojmë turin. Vijmë nga një sezon shumë i shkëlqyer për klubin, pas pjesëmarrj­es në Champions, ku bëmë paraqitje shumë të mira. Nuk përjashtoh­et fakti se duhet të respektohe­t Partizani, pasi ka një ekip cilësor.

A keni njohuri për Partizanin?

Partizanin e njoh, pasi e kam ndjekur kampionati­n shqiptar dhe është një ekip cilësor, që duhet pasur kujdes dhe respektuar.

Të kuqtë kanë emëruar Skënder Gegën si trajner, i cili ju vlerësoi dhe tha se ju njeh mirë, ngaqë keni bashkëpunu­ar te Shpresat...

Po, është e vërtetë që njihemi, pasi me trajnerin Skënder Gega kemi punuar bashkë te moshat e Kombëtares. Ai është një trajner shumë i mirë.

A keni njohje apo miqësi me ndonjë lojtar të Partizanit?

Njoh portierin Alban Hoxha, prej faktit se kemi qenë bashkë te Kombëtarja e Shqipërisë.

Të martën mundët thellë Kukësin, 4-0, në miqësore. A është ky një sinjal për "demat" se çfarë i pret ndaj Mariborit?

Testi me Kukësin kaloi shumë mirë për ne. Fituam me një rezultat të pastër dhe bëmë një paraqitje shumë të mirë si ekip. Kaq mund të them.

A ju favorizon më shumë fakti se ndeshjen e parë e luani në Shqipëri?

E citova edhe më sipër se kemi një ekip me kualitete dhe cilësi, pasi vijmë nga sezon i shkëlqyer. Besoj se jemi favoritë në tërësi, por futbollit nuk i dihet. Kështu që duhet marrë seriozisht çdo ndeshje në Europë, pavarësish­t nëse luan brenda apo jashtë.

Si i vetmi lojtar shqiptar në radhët e Mariborit, nëse shënoni ndaj Partizanit, cila do të jetë mënyra juaj e festimit?

Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. Personalis­ht do të fokusohem maksimalis­ht te kjo përballje, ashtu siç kamë bërë edhe në ndeshjet e tjera. E veçanta është për mua se përballë kam një ekip të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Valon Ahmeti dhe Alban Hoxha në Kombëtare
Valon Ahmeti dhe Alban Hoxha në Kombëtare
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania