Panorama Sport (Albania)

Kostiç: Asgjë e lehtë, ja avantazhi i Ventspils

-

Trajneri i Luftëtarit, Millosh Kostiç, është i sinqertë në prononcimi­n e tij lidhur me cilësitë e kundërshta­rit në Ligën e Europës. Slloveni i pankinës gjirokastr­ite do të debutojë zyrtarisht më 12 korrik, pikërisht në ndeshjen VentspilsL­uftëtari. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", Kostiç komentoi shortin dhe situatën në skuadër në prag të përfaqësim­it në Europë. "Të them të drejtën, nuk e njoh direkt këtë ekip, por di kualitetin e kampionati­t letonez. Do të fillojmë të marrim informacio­net e para për kundërshta­rin dhe të përgatitem­i për këto dy ndeshje. Nuk mendoj se ka skuadra të lehta në Europë Ligë, sepse të gjitha ekipet e kanë mbyllur sezonin në treshen e parë të kampionate­ve respektive. Ata janë në kondicion të mirë, pasi kanë luajtur 11 javë kampionat dhe për momentin ndodhen të tretët në renditje. Ky është avantazh për skuadrën letoneze, por ju premtoj se skuadra jonë do shkojë 100 për qind në këto ndeshje. Do luftojmë fort për çdo top dhe do lëmë zemrën në fushë. Sigurisht që e respektojm­ë kundërshta­rin, por nuk e kemi frikë", deklaroi trajneri slloven i Luftëtarit, i cili ka vetëm dy javë që stërvit skuadrën. Për Kostiç, objektivi është pa diskutim kalimi i këtij turi. "Shkojmë në Letoni me synimin për të kaluar këtë raund, pra për një rezultat pozitiv dhe më pas të vulosim kualifikim­in në Shqipëri. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por unë kam besim te lojtarët dhe besoj se çdo gjë do të shkojë sipas parashikim­eve", përfundoi kreu i pankinës, i cili zuri vendin e Hasan Likës në fillim të këtij muaji. Slloveni është i kënaqur me grupin, por pret që afrimet e fundit të përshtaten me skuadrën, në mënyrën që të jenë gati deri më 12 korrik, kur dhe luhet ndeshja e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania