Panorama Sport (Albania)

Tavo: Jemi me fat, por duhet ta tregojmë në fushë

-

Luftëtari merr pjesë për herë të parë në Ligën e Europës dhe normalisht në Gjirokastë­r dje në orën 12:00 ka pasur një interesim të jashtëzako­nshëm për shortin. Presidenti i klubit bluzi nuk kishte preferuar të udhëtonte vetë drejt Zvicrës, teksa në Nion ishin të pranishëm djali i tij, Harrallamb­i, si dhe shefi i klubit, Gentian Nora. Pasi u mësua kundërshta­ri, Tavo foli për "Panorama Sport", duke theksuar se ka mbetur i kënaqur nga shorti. Ai zbuloi edhe bisedën me trajnerin Kostiç. "Jemi me fat. Kur mendon se mund të luanim ndaj skuadrave daneze apo suedeze, ku shanset do t'i kishim thuajse zero. Gjithsesi, ishim të përgatitur për gjithçka dhe për këtë po ju zbuloj se një ditë para se të hidhej shorti, kam diskutuar me trajnerin dhe stafin për preferenca­t që kishin. Kostiç më rreshtoi skuadrat nga rivali më i mundshëm për të kaluar dhe deri tek ekipi i fundit, që ndoshta nuk kemi shanse. Thuajse të gjithë ishim në një mendje. Pra, mendonim se letonezët e Ventspils ishin ekipi i duhur për t'u ballafaqua­r. Personalis­ht e parandieja këtë short, që kur pashë vazon e skuadrave të mundshme që do të kishim", ka thënë fillimisht Tavo. Më pas, ai i bëri apel skuadrës që të angazhohet maksimalis­ht, duke treguar në fushë sa vlen. "E kemi të qartë se do të jetë shumë e vështirë. Skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, sepse na pret një ndeshje që kërkon kujdes. Të parën e luajmë në Letoni dhe duhet të shënojmë patjetër gol, në mënyrë që në kthim të jemi të favorizuar", përfundoi Tavo. Ndërkohë, Luftëtari do të luajë më 19 korrik ndeshjen e kthimit ndaj letonezëve në stadiumin "Elbasan Arena", pasi impianti i Gjirokastr­ës nuk plotëson kriteret e UEFA-s për ndeshje ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania