Panorama Sport (Albania)

Bomber te Ventspils, Mujeci: Ju tregoj pse kalon Luftëtari

"Të kenë kujdes goditjet standarde dhe topat e gjatë"

- JORGIS MEMO

Është shqiptari më i famshëm në Letoni, ndërsa në vendin tonë njihet shumë. Për tri vite luajti me Ventspils dhe në vitin 2014 u shpall kampion, duke shpërthyer në debutimin e tij me 12 gola. Bëhet fjalë për sulmuesin shkodran, Ndue Mujeci, i cili u bë idhull për tifozët e rivalit të Luftëtarit. 25-vjeçari ka luajtur vetëm 2 ndeshje me Vllazninë në sezonin 2011-2012, e më pas dy sezone në Kategorinë e Parë me Adën, për t'u katapultua­r në Letoni. I kontaktuar dje nga gazeta, Mujeci foli ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", duke treguar detaje për Ventspils. Sulmuesi ka dy vite që është larguar, teksa mbylli sezonin në klubin qipriot të pjesës turke, Gençlikguç­u.

Ju kanë telefonuar nga Letonia pasi mësuan shortin në Ligën e Europës, ku ishskuadra juaj, Ventspils, do të luajë kundër Luftëtarit?

Deri tani që po flasim (dje ora 18:30) ende s'më ka telefonuar njeri, por kam kontakte vazhdimish­t me klubin dhe besoj se patjetër që do të më pyesin në vijim.

Na tregoni pak për Ventspils dhe sa shanse ka Luftëtari kundër tyre?

Është një skuadër fizike, që luan më shumë me kundërsulm­e. Përdorin topat e gjatë, pasi kanë dy sulmues afrikanë me të dhëna të mira. Një prej tyre është qendërsulm­ues, Akinemi, ndërsa tjetri luan në krahun e majtë (Aje- gun). Janë të dy lojtarë shumë efikas. Megjithatë, unë besoj se Luftëtari do ta kalojë turin, pavarësish­t se Ventspils është kualifikua­r rregullish­t në raundin e parë.

Pse keni këtë bindje? Sepse mjafton që Luftëtari të bëjë lojën e vet. Pra, thjesht atë lojë të bukur që të gjithë kemi parë. Besoj se do të kualifikoh­et, sepse mbi të gjitha luan në një fushë pa presion.

Nuk ka një mbështetje të madhe nga tifozët skuadra letoneze?

Në të tilla ndeshje nuk shkojnë më shumë se 1500 tifozë, kështu që nuk ka presion fare dhe luhet qetë. Shikoni, edhe te Ventspils, pas këtij shorti mendojnë se do të kalojnë ata, pasi gjykojnë se mund ta kenë më të lehtë me një ekip shqiptar sesa të ndonjë vendi tjetër. Gjithsesi, unë këshilloj Luftëtarin që të ketë kujdes kundërsulm­in dhe veçanërish­t goditjet standarde të Ventspils.

Çfarë buxheti ka klubi? Me sa di unë, buxheti vjetor shkon 1 milion euro. Ventspils është një klub shumë i rregullt me anën financiare.

Ju keni shkëlqyer me Ventspils, duke u shpallur edhe kampion. Pse u larguat?

Kam kaluar një periudhë të shkëlqyer atje, por si çdo fillim ka edhe një fund. Dëshira ime ishte për më lart, pasi u transferov­a në Bullgari te skuadra OFK Pirin, e më pas te FK Dunav. Për një sezon luajta në Gjeorgji me Saburtalo, ndërsa në katër muajt e fundit isha në klubin qipriot të pjesës turke, Gençlikguç­u. Luajta 15 ndeshje dhe shënova 13 gola. Shkova atje, sepse jam në kontakte edhe me anën tjetër të Qipros, si dhe me klubet e Ligës së Dytë turke.

Në këtë periudhë ju ka kontaktuar ndonjë klub shqiptar?

Jo, s'kam pasur ndonjë bisedë.

Vllaznia ra nga Superiorja, e çonit nëpër mend këtë gjë?

Është një keqardhje e madhe. Edhe pse kam qenë për një periudhë të shkurtër te Vllaznia, kjo është një gjë e vështirë për t'u pranuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania