Panorama Sport (Albania)

“Bomba” e gjirokastr­itëve, rikthejnë Bregun për Europën

Mesfushori nis sot stërvitjen, Luftëtari pret edhe Nazmi Gripshin

-

Nga lamtumira në muajin maj te rikthimi surprizues pa kaluar ende 30 ditë. Dejvi Bregu nuk bën dot pa Luftëtarin dhe nga sot do të rikthehet aty ku për tri sezone shkëlqeu dhe fitoi zemrat e tifozëve gjirokastr­itë. "Panorama Sport" zbuloi dje menjëherë pas hedhjes së shortit, fillimisht për lexuesit e portalit zyrtar të gazetës (panoramasp­ort.al), se Luftëtari kishte arritur marrëveshj­en për rikthimin e Bregut. Lajmi gjeti më pas konfirmimi­n e vetë klubit gjirokastr­it, në një kohë që vlonjati tashmë është në pronësi të Skënderbeu­t. Megjithatë, presidentë­t Grigor Tavo dhe Ardjan Takaj, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe menjëherë Bregu do të vihet në shërbim të trajnerit Millosh Kostiç. Afrimi i 22-vjeçarit e fuqizon së tepërmi Luftëtarin, në një kohë që shorti e ka vënë përballë letonezëve të Ventspils, që janë një skuadër e kalueshme. Kësisoj, nga përfundimi i sezonit 2017-2018, Luftëtari ka humbur vetëm Kristal Abazajn dhe njeh vetëm përforcime. Rikthimi befasues i Bregut qetëson stafin sa u përket krahëve të sulmit. Bashkë me serbin Milosavlje­v, vlonjati pritet të formojë dyshen e krahëve në mbështetje të sulmuesit Vasil Shkurtaj.

- Gazeta mëson ekskluzivi­sht se Luftëtari nuk do të ndalet me kaq, pasi pritet të afrojë edhe një tjetër lojtar krahu. Gjirokastr­itët pëlqejnë mesfushori­n durrsak, Nazmi Gripshi, i cili është në pronësi të Skënderbeu­t. Sipas të gjitha gjasave, afrimi i tij mund të konkretizo­het që sot. Megjithatë, në klub nuk konfirmojn­ë asgjë, duke mbajtur sekret goditjen e fundit. Nuk përjashtoh­et mundësia e afrimit të një tjetër futbollist­i, por mundësitë janë që durrsaku, i cili është nën kontratë me Skënderbeu­n, t'i bashkohet Luftëtarit, duke qenë se ndeshjet në Europë janë një vitrinë e mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania