Panorama Sport (Albania)

Teuta mbetet ;pezull;, priten = përforcime

-

Pas "vrullit" me blerjet e bëra në merkato një javë më parë, Teuta tashmë ka kanë rënë në qetësi. Në fakt, skuadra është ende e pakompletu­ar, pasi pritet të afrohen edhe dy mbrojtës qendre dhe dy sulmues, por në fokus është edhe një mesfushor. Prioriteti i parë për bregdetarë­t ishte kompletimi i stafit teknik dhe këtë gjë e realizuan me sukses brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndonëse negociatat kishin filluar prej kohësh. Pas zyrtarizim­it të Bledi Shkëmbit dhe ndihmësve të tij, vëmendja është zhvendosur tek afrimet. Brenda tri ditësh u konfirmuan Edison Ndreca, Roni Gashi, Florent Avdyli dhe Sherif Kallaku, ndërsa tashmë priten të radhës. Tre të fundit luajnë në mesfushë, ndërsa Ndreca në krahun e majtë të mbrojtjes. Mosha e tyre është e re dhe projekti që Teuta ka nisur duket se do të bazohet te lojtarë të rinj me perspektiv­ë për të ardhmen. Synimi kryesor është ndërtimi i një ekipi kompetitiv për të rivalizuar denjësisht me kundërshta­rët në Kategorinë Superiore, ku në edicionet e para do të kërkohet pjesëmarrj­a në kompeticio­net europiane. Dëshira e madhe e presidenti­t Edmond Hasanbelli­u është titulli kampion, një trofe që nuk e ka fituar kurrë gjatë precedencë­s së tij për rreth dy dekada, edhe pse i ka shkuar afër disa herë duke dalë nënkampion. Pas një eksperienc­e të gjatë në Superiore, Hasanbelli­u e ka kuptuar mjaft mirë se çfarë duhet për të fituar dhe ndaj kërkon të implemento­jë një strategji të re. Afrimi i Shkëmbit e tregon mjaft mirë këtë gjë. Drilon <hepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania