Panorama Sport (Albania)

Epokë e re tek Apolonia, Miho: Do shihni një ekip të frikshëm

Trajneri tregon për marrëveshj­en me disa lojtarë

-

Dinamika e zhvillimev­e në këto ditë qershori në kampin fierak, hapja e një faqeje të re për skuadrën, politikat konkrete të administra­torit të ri, firmat e para që dëshmojnë se Apolonia e ka seriozisht këtë sezon, kanë bërë që shumë lojtarë të kthejnë sytë nga skuadra fierake dhe të rritet interesi e vëmendja ndaj bardhejesh­ilëve. Nuk janë pak ata që kanë shfaqur interes dhe i janë afruar Apolonisë me dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës së ardhshme, por nga ana tjetër nuk mungojnë as ekzagjeren­cat në kërkesat e disa lojtarëve që ka shfaqur interes klubi. Ka futbollist­ë që janë treguar më tepër "narcistë" se ç'duhet me vetëvlerës­imin, duke kërkuar shumë më tepër se mundësitë maksimale të klubit modest fierak nga ana ekonomike. Në këtë kontekst kanë filluar "dhimbjet e kokës" për fierakët, sidomos për trajnerin Marjol Miho, pasi ka dy pista testimi: ata që kërkon dhe ata që vetofrohen. Nisur nga ky fakt dhe nga dyndja e kërkesave të lojtarëve që vetëkërkoj­në të vishen bardhejesh­il, kryepankin­a fierake ka një mesazh të qartë: "Jemi në fazën nistore të formatimit të skuadrës së ardhshme dhe puna po ecën me ritme të kënaqshme. Veç nënshkrimi­t me lojtarët aktualë që na interesojn­ë, kemi arritur marrëveshj­e të rëndësishm­e me disa futbollist­ë të tjerë, tre prej të cilëve kanë nënshkruar për dy vjet me ne: Nako, Buzi dhe Hidershaha. Shumë shpejt do të kemi firma të tjera dhe më 10 korrik, ditën e parë të grumbullim­it, do të kemi mundësi të shohim një skicim të qartë të Apolonisë që po synojmë të ndërtojmë. Në këtë skuadër nuk luhet as me emër e as me moshë, por nga ajo që se kush nga lojtarët di dhe jep në fushë. Ja, kjo do të jetë Apolonia, skuadra me emër të madh që pret shumë nga ne", thotë Miho. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania