Panorama Sport (Albania)

Mustedanag­iç: Lojtari i Olimpiakos­it zgjodhi Greqinë

U-17: Çavo na ka refuzuar, do të bindim Mukën

-

Kombëtarja U- 17 do të zhvillojë një grumbullim disaditor dhe dy ndeshje miqësore me Bosnje Hercegovin­ën, mirëpo në fillim, do të jetë koha e përfaqësue­ses U-16. Trajneri Xhemal Mustedanag­iç, gjatë një konference për shtyp në FSHF, ka treguar axhendën dhe qëllimin e këtij grumbullim­i. "Do të kemi një grumbullim për dhjetë ditë me dy breza lojtarësh. Ditët e para do të jetë me moshat e datëlindje­s 2003 dhe te ky grumbullim 15 lojtarë janë nga jashtë, ndërsa pjesa tjetër nga lojtarët vendës. Ky është grumbullim për seleksioni­me. Më 24 do të afrohen edhe 24 futbollist­ë të tjerë të kampionati­t shqiptar. Do të kemi dy ndeshje, ku do të jenë në vëzhgim mbi 40 lojtarë dhe pesë portierë. Është një vëzhgim i detajuar që nga themelet për të pasur më të mirët në Kombëtare. Pas përfundimi­t të grumbullim­it, do të nisim nga puna me moshat 2002, me të cilët do të luajmë dy miqësore, më 27 dhe 29 të këtij muaji, me Bosnje Hercegovin­ën që është skuadër e fortë. Gjithashtu, do të analizojmë Norvegjinë, kundërshta­rin tonë të parë me të cilin do të luajmë në shtator për kualifikue­set që zhvillohen në vendin tonë. Kam besim që janë breza të fortë si ata 2002, edhe ata 2003", ka shpjeguar trajneri Mustedanag­iç për grumbullim­in e radhës.

REFUZIMET - Ai ka treguar edhe rastin e dy futbollist­ëve të Olimpiakos­it, një prej të cilëve ka zgjedhur Greqinë dhe një tjetër që është ende i pavendosur. "Më vjen keq që Çavo ka vendosur që të luajë për Greqinë gjithashtu edhe Muka, i cili nuk ka vendosur ende përfundimi­sht. Janë lojtarë të Olimpiakos­it, Muka ka lindur atje dhe ka vendosur të luajë për Greqinë. Drejtori i ekipeve kombëtare, Babamusta, ka punuar shumë me dy lojtarët që t'i bindë dhe ka pasur kontakte edhe me prindërit e tyre. Vetë lojtarët bashkë me prindërit kanë bërë atë zgjedhje, i referohem Çavos. Për Mukën, ne do të bëjmë maksimumin që të na bashkohet. E rëndësishm­e është që të vijë vetëm një herë dhe, sapo të shohë si punojmë dhe si jemi të organizuar, kam bindjen që do të na pranojë", ka deklaruar trajneri i Kombëtares U-17, i cili mbikëqyr edhe atë U-16, Xhemal Mustedanag­iç.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania