Panorama Sport (Albania)

Tirana, Asion Daja drejt largimit

/ Nuk ka rinovuar ende, "vi#ra një opsion për mesfushori­n

-

"Sirena" zvicerane për Asion Dajën. Mesfushori është duke negociuar për një largim drejt Zvicrës dhe pista më e mundshme është Lugano. Lojtarit i ka skaduar kontrata, ndaj nëse tratativat mbyllen me sukses, ai do të ikte me parametra zero. Por, nëse ky transferim nuk mbyllet me sukses, atëherë pritet që të rinovojë me Tiranën. Kujtojmë që 28-vjeçari është ndër të paktët futbollist­ë që janë të lirë te Tirana, bashkë me Dorian Kërçikun. Pasi "blinduan" Erion Hoxhallari­n dhe Majkëll Ngoonë, klubi kryeqyteta­s ka menduar që t'u zgjasë marrëveshj­et edhe dy të tjerëve. Ata preferohen jo vetëm nga drejtuesit, por edhe prej stafit teknik. Në momentin që Ze Maria firmosi, vendosi "veton" për mesfushori­n dhe mbrojtësin. Zyrtarisht, ata janë në planet e Tiranës, megjithatë e vetmja gjë që pritet është biseda finale. Në parim ekziston dakordësia për të firmosur, por që të

shkohet te rikonfirmi­mi i tyre, duhet të diskutohen edhe disa kushte të kontratës.

MU8I - Tirana po mendon jo vetëm për "blindimin" e organikës dhe afrimet e reja, por edhe për shitjet. Strategjia e shitjeve përfshin jo vetëm Hoxhallari­n dhe Dokën, prej të cilëve pretendohe­t

që të përfitohet afro 450 mijë euro, por edhe një tjetër talent. Ernest Muçi u është ofruar disa skuadrave në Zvicër dhe Belgjikë, ndaj nuk përjashtoh­et mundësia e një largimi. Nëse nuk realizohet që këtë verë, atëherë merkatoja e dimrit mund të përmbyllë me sukses planin. Sulmuesi 17- vjeçar debutoi në inferiore me bardheblut­ë. Ai u aktivizua në 11 ndeshje dhe paraqitjet e tij ishin realisht të kënaqshme, ndërsa tregoi aftësi edhe para portës, duke shënuar 3 gola.

AFRIMET - Klubi pret Dejan Blazhevski­n dhe Bruno Ditën. Me të parin ka akord në parim, ndërsa i dyti është i varur prej kontratës që ka me Skënderbeu­n. Njëherësh, drejtuesit po operojnë në tregun afrikan, konkretish­t në Nigeri për një qendërmbro­jtës dhe një fantazist. Bisedimet kanë ecur mirë, megjithatë ende nuk mund të flitet për firmë. A9 Merko

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania