Panorama Sport (Albania)

Nga alkoolistë në aktorë, ky është ekipi më i mirë i Botërorit

Tifozë të Ibrës dhe Milanit dhe brazilianë të natyralizu­ar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ërpara se të shkelmohej topi i parë i këtij Botërori, shumë mendonin se Rusia do të bënte një nga paraqitjet më të dobëta të vendeve organizato­re. Por ky ishte qartazi një alarm fals. Dy ndeshje fantastike, dy fitore bindëse dhe është koha për t'i rimenduar edhe një herë ato që u thanë. Ndërsa ekipe si Portugalia dhe Spanja nuk e kanë siguruar ende kualifikim­in, djemtë Çerçesovit ia kanë dalë. Por cilët janë disa nga heronjtë e tij më karizmatik­ë. PORTIERË

Igor Akinfejev ( CSKA Moskë) - Korrikun e shkuar mbajti për herë të parë pas një dekade rrjetën e paprekur në Champions. Një herë u godit nga një flakadan dhe numëron më shumë se 100 prezenca për kombëtaren. Besnik i një klubi të vetëm. Debutoi 16 vjeç, duke pritur edhe një penallti. Lev Jashin i kohëve moderne.

Vladimir Gabulov (Klub Bryzh) - Veterani që ka luajtur për 9 klube të ndryshme. Refuzoi të bëhej portier pasi iu përplas një top në fytyrë që i bëri një saltro të dyfishtë teksa luante me të atin. "Atë ditë kuptova se topat duhen pritur", tha Gabulov.

Andrej Lunev (Zenit) - U refuzua nga klubi i fëmijërisë, Torpedo. U huazua në liga inferiore dhe u kërcënua edhe nga banka pasi mori një kredi në dëshpërim, sepse një nga klubet e tij nuk e paguante. MBROJTËS

Ilia Kutepov ( Spartak Moskë) - Qendërmbro­jtësin e talentuar dikur e donte Lacio. U bë i famshëm përpara turneut kur tha se ishte gati të kopjonte Ramosin për të ndalur Salahun apo të kafshonte Suarezin. Nuk qe nevoja, madje dha edhe asistin e golit të tretë ndaj Egjiptit.

Sergei Injasheviç (CSKA Moskë) - Legjendë e futbollit rus që vazhdon të shkëlqejë për kombëtaren e tij edhe 38 vjeç pasi u kthye nga pensioni. Kur ishte fëmijë bëri edhe aktorin në spektaklin "Yeralash".

Mario Fernandez (CSKA Moskë) - Jo shumë njerëz shkojnë në Rusi dhe heqin dorë nga alkooli. Një qytetar brazilian, i cili veshi në një miqësore edhe fanellën e "Seleçaos", ia doli: "Shpenzoja

shumë kohë në klube nate, më pëlqente alkooli dhe mungoja në stërvitje", kujton kur luante te Gremio. Lëvizja në Moskë i ndryshoi stilin e jetës dhe pasaportën.

Andrej Semenov ( Akhmat Grozni) - I lindur në Moskë dhe i rritur te Spartaku, nuk luajti kurrë për një nga klubet e kryeqyteti­t. Një nga të ftuarit në Botëror falë dëmtimeve të kolegëve.

Igor Smolnikov (Zenit) - I lindur në zemrën industrial­e të Uraleve nuk u dorëzua pas shumë huazimeve në karrierë dhe mbrojtësi i krahut sot luan për gjigantët e Shën Pjetërburg­ut.

Vladimir Granat (Rubin Kazan) - Vjen nga Siberia, ish-qendërmbro­jtësi i Spartakut të Moskës, në 2014 u sulmua nga një tifoz i Zenitit që pushtoi fushën dhe i theu nofullën.

Fjodor Kudriashov ( Rubin Kazan) - Një tjetër stoper siberian. Debutoi në kombëtaren në moshën 29- vjeçare.

Juri Zhirkov (Zenit) - Ishmbrojtë­sin e Çelsit e riktheu në kujtesë gruaja e tij javën e shkuar, e cila mbështeti shpërthimi­n e deputetes komuniste që u kërkoi grave ruse të mos flinin me të huajt gjatë turneut. MESFUSHORË

Juri Gazinski (Krasnodar) - Një tjetër thirrje surprizë, por e shënoi emrin e tij me germa të arta në histori, duke shënuar golin e parë të turneut.

Aleksandër Golovin ( CSKA Moskë) - Autori i golit spektakola­r me goditje

dënimi në ndeshjen e parë. Një tjetër siberian që është lojtari më i ri në kombëtare (22-vjeç), por e kërkon Juve, Çelsi dhe Arsenali.

Alan Xhagoev ( CSKA Moskë) - Nga organizato­rët më të mirë të Rusisë, por lëndimi në ndeshjen e parë bëri që Rusia ta humbasë yllin e skuadrës për fazën e grupeve.

Aleksandër Samedov ( Spartak Moskë) - U konvertua në ortodoks pas problemeve me depresioni­n me sugjerimin e gruas së tij, të cilën e takoi teksa punonte në recepsioni­n e një kazinoje për të paguar studimet. Refuzoi të luante për kombëtaren e Azerbajxha­nit, sepse duhet të hiqte dorë nga shtetësia ruse.

Denis Çerishev ( Vijareal) - Talenti i ushqyer te Reali është golashënue­si më i mirë i rusëve këtë turne, me 3 gola. Më përpara nuk kishte shënuar kurrë për kombëtaren. SULMUES

Artom Xjuba ( Arsenal Tula) - I pëlqen debati. I famshëm për talljen me Unai Emernkë kur ai ishte te Spartaku i Moskës.

Aleksei Mirançuk (Lokomotiv Moskë) - Debutoi me Slaven Biliçin në moshën 17vjeçare. I pëlqen të shfaqet në rrjetet sociale dhe tifoz i madh i Ronaldinjo­s.

Fjodor Smolov (Krasnodar) - Sulmuesi i fuqishëm që flet shkëlqyesh­ëm anglishten prej moshës 16-vjeçare. Një tifoz i Ibrës dhe Milanit dhe ëndërron të luajë për kuqezinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania