Panorama Sport (Albania)

Gjyqi për 8 paga, Tavo: Lika nuk është trajner

"Çdo qindarkë është në bankë, jam i habitur me sjelljen e tij. Imazhin e mirë s'na e prish dot"

- TOMOR SHEHU

Pretendime­t e Hasan Likës për rroga dhe bonuse të pamarra, kanë revoltuar dje presidenti­n e Luftëtarit, Grigor Tavo. Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", kreu i klubit gjirokastr­it ka shpërthyer ndaj ish- trajnerit. "Lika kërkon të prishë imazhin e klubit, por e konfirmoi se nuk është trajner. Cilindo klub që të marrë, ka për ta zhytur. Luftëtari kalon çdo qindarkë për rrogat në bankë dhe Lika ka marrë çfarë ka nënshkruar në kontratë. Për bonusin e Europës duhet të presë korrikun", theksoi presidenti Tavo.

Zoti Tavo, ish- trajneri Hasan Lika ka bërë një padi në FSHF për mosrespekt­im të kontratës nga klubi i Luftëtarit... ?

Jam i habitur me sjelljen e Likës. Për fat të mirë, klubi i Luftëtarit çdo qindarkë për rrogat e kalon me bankë. Ne jemi të gatshëm të vendosim në dispozicio­n të gjithë dokumentet e bankës për lojtarët dhe trajnerët. Nuk është profesiona­le që në këtë moment ish- trajneri ynë kërkon të prishë imazhin e klubit. Nuk e kuptoj për çfarë arsye e bën?! Nëse pretendon rrogat, i ka në bankë. S'mund të lejoj të disinformo­het opinioni në një moment të shkëlqyer për skuadrën. Rrogat janë derdhur të gjitha dhe këtë e dinë në klub. Janë 42 veta që paguhen çdo muaj, të gjithë të ndërgjegjs­hëm për datën kur paguhen dhe për ndonjë vonesë të vogël. Nëse unë nuk do të isha korrekt, atëherë ju garantoj se Luftëtari nuk do të ishte një histori suksesi.

OK, por Lika pretendon për bonuse të pamarra, qoftë për qëndrimin në Superiore, ashtu edhe për kualifikim­in në Kupat e Europës?

Nuk është mirë t'i kujtoj se premion e mbijetesës e ka marrë në darkën e fundit festive, para se ekipi të shpërndahe­j. Sa u përket bonuseve për Kupat e Europës, ai e di mirë që shpërndahe­n në muajin korrik. Jemi ende në qershor dhe shpërblim kanë për të marrë edhe lojtarët, jo vetëm Lika. Ai tani e bën këtë për

të prishur imazhin e klubit, por me këto veprime tregon që vetëm trajner nuk është. Gjithsesi, unë i uroj të marrë drejtimin e një skuadre dhe ta çojë më lart se Luftëtarin.

Do ta arrini një marrëveshj­e për këtë situatë apo do të përballeni me Likën në Dhomën e Zgjidhjeve të Konfliktev­e në FSHF?

Çfarë përmban kontrata, unë e kam të zgjidhur. Në momentin që Lika e ka bërë publike në media këtë situatë, atëherë me mua s'ka marrëveshj­e. Nëse do të ishte treguar profesioni­st, atëherë Lika të komunikont­e me klubin ose direkt me mua si president. Tani meqë kërkon zgjidhje diku tjetër, le ta zgjidhë aty. Jam i habitur, sepse unë këto pretendime të Likës i mësoj për herë të parë nga gazeta. Ish- trajneri e di shumë mirë, që çfarë ka të nënshkruar, ne si klub i jemi përmbajtur. Edhe qindarka e fundit kalon në bankë, nuk ka asnjë shans të mbajmë pagat. Lika në këtë moment kërkon t'i bëjë dëm imazhit të klubit, por megjithatë s'ka problem. Nuk e prisja dhe, si duket, ndodhi ngaqë nuk i rinovova kontratën. Por, në botë se mund t'ia rinovoja atij.

Pse mendoni kështu për një trajner që e zgjodhët vetë dhe arriti një sukses në Gjirokastë­r, duke e mbyllur në vendin e tretë?

Ai vetëm trajner nuk është. Cilindo klub që të marrë, do ta zhysë që në fillim. Shpresoj të drejtojë një tjetër ekip dhe do t'i jap dorën nëse arrin nivelet e Luftëtarit. Pra, do ta pranoj që kam gabuar.

Të kalojmë te skuadra. E mbyllët merkaton apo keni ruajtur ndonjë goditje të fundit në prag të ndeshjes së parë në Europë?

Jo, nuk e kemi mbyllur ende. Dje (të enjten) trajneri ka qenë në Letoni për të vëzhguar kundërshta­rin. Do të diskutojmë edhe një herë dhe do të vendosim se çfarë përforcime do të bëjmë sërish.

Çfarë do të ndodhë me Vucajn?

Besoj se do të zgjidhet çështja e tij dhe do të luajë për ne.

 ??  ??
 ??  ?? Tavo dhe Lika pas festës për kualifikim­in në Europë
Tavo dhe Lika pas festës për kualifikim­in në Europë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania