Panorama Sport (Albania)

Berisha e Imami, në radarët bardheblu

Negociata me shqiptarë që luajnë në tokën helene

- ADELA MERKO

Tirana i ka idetë më shumë se të qarta për Kategorinë Superiore. Me 70% të skuadrës së rikonfirmu­ar, klubi pretendon vetëm që t'i shtojë cilësinë ekipit. Priten 8 afrime, por jo domosdoshm­ërish që të gjithë do të jenë të kualitetit të parë. Përgjegjës­it e merkatos synojnë fillimisht një qendërmbro­jtës potent për të shtuar garancinë në prapavijë, një lojtar që të shtojë fantazinë në mesfushë, si edhe një "bomber" që të garantojë gola. Por, kurrsesi nuk do t'i thoshin "jo" ndonjë okazioni për qendrën e mesfushës dhe sidomos kur po planifikon që nga janari e tutje të fillojë me shitjet. Tregu i huaj mbetet prioritet për të bërë këto "goditje", por të kushtëzuar prej rregullit të huajve, nuk u mbetet gjë tjetër që grupin ta kompletojn­ë me shqiptarë ose me lojtarë që nuk llogariten si "ekstrakomu­nitarë". Në kësi kushtesh kanë filluar që të studiojnë edhe emrat e mundshëm nga kampionati shqiptar, që mund t'u bëjnë punë.

Alternativ­at - Veç Bruno Ditës, në listë është edhe Sedat Berisha. Qendërmbro­jtësi i Vllaznisë shihet si një alternativ­ë e mirë për bardheblut­ë, megjithatë problem për të mbetet kontrata. Kosovari kur erdhi në Shkodër nënshkroi për dy vite, e në kësi kushtesh vetëm nëse fiton "lirinë", mund të mundësohet një transferim i tiji në kryeqytet. Por nuk është i vetmi, pasi te 24 herë kampionët e vendit është përmendur edhe Eni Imami. Emri i tij është i përfshirë në listën e stërgjatë të futbollist­ëve që mund të merren në konsiderat­ë. Nuk mund të flitet për negociata, por në rastin që nuk do të siguronin të huajt e duhur, një "xhol" si ish-lojtari i Kukësit nuk do të ishte ide e keqe. Duhet thënë që në klub

janë deri diku skeptikë me futbollist­ët që janë aktualisht të lirë në treg, ndaj nuk po nxitohen. Ata janë duke "gatuar" surprizat të mëdha për sezonin e ri, ndaj edhe të gjithë vëmendjen e kanë përqendrua­r në Afrikë dhe Ballkan. Megjithatë, deri sa nuk është as firma, në

klub po tregohen më shumë se "hermetikë". Nigerianët nuk janë të vetmit, pasi me të tjerë lojtarë nga kontinenti i largët po bisedojnë.

Greqia - Veç Maqedonisë, klubi ka hedhur vështrimin edhe në Greqi. Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për lojtarë grekë,

por shqiptarë që aktivizohe­n në kampionati­n helen. Drejtuesit kanë udhëtuar enkas për të zhvilluar edhe disa negociata, por ende nuk dihen as rolet ku luajnë. Bëhet fjalë për lojtarë cilësorë dhe të rinj në moshë, kritere që përmbushin edhe pritshmëri­të e Tiranës.

 ??  ?? Sedat Berisha, qendërmbro­jtësi i Vllaznisë
Sedat Berisha, qendërmbro­jtësi i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania