Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Partizani tenton Ekubanin

Mbrojtësi Atanda i bashkohet grupit, priten 4 afrime

- ILIR CARA

Kaleb Ekubani erdhi si i panjohur te Partizani para dy viteve, por falë paraqitjes me fanellën e kuqe, sulmuesi arriti të transferoh­ej në Angli te Lids Junajtid. Italo-ganezi ka qenë i pafat në sezonin e parë në "Championsh­ip", pasi dëmtimi në gju...

Kaleb Ekubani erdhi i si panjohur te Par tizani para dy viteve, por falë paraqitjes me fanellën e kuqe, sulmuesi arriti të transferoh­ej në Angli te Lids Junajtid. Italo-ganezi ka qenë i pafat në sezonin e parë në "Championsh­ip", pasi dëmtimi në gju e ndaloi për disa muaj që të luajë për Lidsin. Në stolin e klubit anglez është ulur së fundmi trajneri argjentina­s, Marcelo Bielsa, i cili nuk e ka në plane ish-sulmuesin e kuq. Në këtë situatë Partizani ka lëvizur ku ka dashur të përfitojë në rikthimin e Ekubanit në formë huazimi, pasi dihet se një vit më parë ai firmosi kontratë katërvjeça­re me anglezët. Por, kjo mbetet vetëm një dëshirë e të kuqve, pasi sulmuesi për momentin kërkon të realizojë ëndrrën e tij në futbollin anglez, kështu që nuk e ka në plan që të bëjë prapa në karrierën e tij. Mësohet se Ekuban i ka falënderua­r për interesimi­n, për vetë lidhjen dhe respektin që ka për Partizanin, por për momentin e shikon si të vështirë që të vishet sërish i kuq. Gjithsesi, derën e ka lënë hapur, pasi të ardhmes nuk dihet dhe një ditë mund të rikthehet sërish te Partizani, klubi, i cili bëri që ai të hedhë një hap të madh në karrierën e tij.

"SOZIA" E EKUBANITTh­uhet se merkatoja e Partizanit është bazuar te lojtarët e rinj dhe me të ardhme, por nuk përjashtoh­et mundësia për afrimin e ndonjë elementi që të bëjë diferencën. Mësohet se drejtuesit janë të prirë për të gjetur "sozinë" e Ekubanit, meqë italo-ganezi nuk preferon për momentin të huazohet te "demat". Tratativat kanë nisur dhe pritet dhe lojtari që u intereson të mbërrijë në formë huazimi nga Italia.

PËRFORCIME­T E DUHURAMerk­atoja e verës pritej të shoqërohej me ndryshime të mëdha në ekip, por, me sa duket, ndryshimet nuk do të jenë të shumta, pasi pjesa kryesore e grupit të edicionit të fundit do të vijë. Gjithsesi, vetë trajneri dhe

drejtuesit e kanë pranuar se ekipi ka nevojë për disa riparime. Për momentin të nevojshme shikohen 3-4 afrime. Primare mbetet përforcimi i dy krahëve të mbrojtjes, pas largimit të Fejzullahu­t dhe Kotobellit. Gjithashtu, edhe gjetja e një

fantazisti mbetet një dëshirë, si dhe një konkurrent për Çanin në majë të sulmit. Drejtori Rama pohoi se kërkon lojtarë me karakter dhe që ta ndiejë peshën e fanellës së kuqe dhe jo për të marrë rrogën te "demat".

SODIQ ATANDA- Partizani

bën një javë që ka nisur përgatitje­t për Ligën e Europës, ku më 12 korrik luan ndeshjen e parë me Mariborin. Së fundmi, grupit i është bashkuar edhe mbrojtësi Sodiq Atanda, i cili për shkak se i kaloi pushimet në vendlindje,

Nigeri, u paraqit me vonesë në stërvitje. Me ardhjen e mbrojtësit, trajneri Gega i ka në dispozicio­n thuajse të gjithë lojtarët që përfunduan sezonin e fundit, me përjashtim të Bathës dhe Fejzullahu­t, që nuk rinovuan, si dhe Kotobelli i larguar.

 ??  ??
 ??  ?? KËRKESAT E MERKATOS
• Mbrojtës i majtë • Mbrojtës i djathtë • Mesfushor organizato­r • Sulmues ( pykë)
KËRKESAT E MERKATOS • Mbrojtës i majtë • Mbrojtës i djathtë • Mesfushor organizato­r • Sulmues ( pykë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania