Panorama Sport (Albania)

Granit Xhaka: Goli im edhe për shqiptarët, ja si e përmbysëm

“Mora mijëra mesazhe nga zviceranë dhe shqiptarë”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Granit Xhaka ua ka dedikuar edhe shqiptarëv­e fitoren e djeshme që erdhi edhe prej një goli spektakola­r prej tij. Në deklaratën pas ndeshjes, ai ka zbutur disi tonet. Sipas asaj që raporton "blick. ch", Xhaka ka thënë se festimi me shqiponjën nuk ishte për të provokuar serbët.

Si ndiheni pas kësaj fitoreje?

Këto janë emocione vërtet shumë të forta. Ne arritëm një fitore të madhe dhe shumë të vështirë, sepse e nisëm keq ndeshjen. Në 15 minutat e pjesës së parë nuk ishim pothuajse fare në fushë. E mbyllëm pjesën e parë në disavantaz­h dhe kur hymë në dhomat e zhveshjes nisëm t'i bërtisnim njëri- tjetrit dhe të kujtonim se po luanim një ndeshje botërori. Kjo më pas solli edhe atë reagim të menjëhersh­ëm në pjesën e dytë.

Çfarë do të thotë kjo arritje për Zvicrën dhe për ju?

Është një hap i madh pjekurie. Treguam se jemi një skuadër që po përmirësoh­et në çdo aspekt. Kemi fituar 2- 1! Është e pabesueshm­e!

Si do ta përkufizon­it këtë mbrëmje?

Ishte një ndeshje speciale për mua. Mënyra se si festova ( me shqiponjën) nuk ishte një mesazh për kundërshta­rin. Ndershmëri­sht ua them, nuk më interesont­e fare. Ishte thjesht një dedikim për ata që më kanë mbështetur deri tani.

Për cilët në veçanti?

Kjo ishte një ndeshje speciale. Mijëra persona nga Zvicra, Shqipëria dhe Kosova më kanë shkruar deri tani. Fitorja ishte për familjen time dhe për të

gjithë ata që më kanë mbështetur deri tani. Fitorja është për ata që nuk më kanë zhgënjyer deri tani. Në atdheun tim, aty ku janë rrënjët e familjes sime.

 ??  ?? Postimi i bërë në “Instagram” nga Xhaka pas
ndeshjes
Postimi i bërë në “Instagram” nga Xhaka pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania