Panorama Sport (Albania)

Brazili, një fitore për infarkt

Duglas Kosta futet dhe ndryshon lojën, Kutinjo dhe Nejmar nderojnë trajnerin Tite

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Brazili fiton, por sa shumë vështirësi për të mundur një Kosta Rikë shumë të organizuar dhe të motivuar për të mos braktisur këtë kompeticio­n, në të cilin katër vite më parë dhuroi surpriza. Luajtën mirë, por humbën në minutat e fundit në një ndeshje ku minutat shtesë dukeshin të pafundme. U shndërrua në një betejë ndeshja, mes tyre një shuplakë e Marselos për kundërshta­rin që nuk u pa nga arbitri dhe një penalltie të akorduar dhe të mohuar me VAR. Një finale e nxehtë për një ndeshje që ishte parashikua­r e tillë. Brazili shfaq potenciale­t e tij, por edhe këtë herë e kishte të vështirë të gjente rrugën e rrjetës. Tite tha para ndeshjes që Brazili duhet të mbrohej si ndaj Zvicrës, por të sulmonte më mirë. Pjesa e parë përfundoi pa goditje në portë dhe shihet qartazi që diçka te Brazili nuk shkon.

GABIME- Dhe jo vetëm për faktin që Kosta Rika kishte vendosur një "digë" duke luajtur me skemën 4-5-1. Brazili ndryshon diçka në lidhje me sistemin e lojës nga ndeshja me Zvicrën. Kasemiro përpara mbrojtjes, ndërsa pjesa ofensive shndërrohe­t në një 4-3-3. Zotërimi i topit është me shumicë nga ana e brazilianë­ve, por Kejlor Navas nuk vuan. Kutinjo provon në minutat e para, por godet larg. Brazili rrezikon në minutën e 13-të kur Borges futet në mes të Mirandës dhe Tiago Silvës, por goditja e tij është e gabuar. Brazili tenton të gjejë zgjidhjet për të dërguar topin në rrjetë, por shumë e vështirë. Marselo provon të thyejë shokun e tij, por Keljor Navas e ndal në fund.

NË FRYMËN E FUNDITNë pjesën e dytë panorama është e qartë. Kundërsulm­et e kostarikan­ëve bëhen më të rralla (zotërimi i topit i pabesueshë­m 72% për Brazilin). Te Brazili, Duglas Kosta zë vendin e Uillianit dhe ndryshon ritmin e lojës. Gabriel Zhezus fillimisht godet traversën me kokë, ndërsa më vonë Nejmar shpërdoron një rast të artë. "O Ney" kërkon të "vjedhë" një penallti, e cila në fillim akordohet dhe më vonë anulohet me VAR. Minutat kalojnë, gjithçka bëhet më e vështirë, por klasi fiton, edhe

me pak fat. Në minutat e shtesës së stërzgjatu­r, Firmino pason për Zhezusin, i cili jep asist për Kutinjon dhe ai vjen me vrull duke thyer Navason. Një asist "pa dashje", por sa shumë vlen për Brazilin. Një me zero dhe frymëmarrj­e e thellë. Në fundin e ndeshjes

ka vend edhe për klasin e Kutinjos-Duglas Kostës dhe Nejmarit. Një kombinim i tillë sjell golin e dytë. Nejmar shënon dhe qan. Pak a shumë, si i gjithë Brazili. Kosta Rika përshëndet­et me Botërorin dhe futet në listën e ekipeve të eliminuara.

 ??  ?? Brazili duke festuar golin e Kutinjos
Brazili duke festuar golin e Kutinjos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania