Panorama Sport (Albania)

Sherr dhe lot, Nejmar: Botërori është objektiv

Shpërtheu në lot pas sfidës: Flisni të gjithë si papagaj

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

i gol në minutën e 97-të ishte si çlirim nga një barrë e rëndë që mban mbi shpatulla. Sytë e të gjithë Brazilit ishin nga Nejmari për ndeshjen e parë u kritikua pa fund. Pati edhe nga ata që e ofenduan në mediat braziliane dhe e kryqëzuan për sfidën e dobët kundër Zvicrës. Por ndaj Kosta Rikës ishte më i karikuar dhe me dëshirë për t'iu kundërpërg­jigjur kritikëve. Edhe pse shumë vonë, ia doli. Shënoi dhe në fundin e ndeshjes filloi të qante. Nuk është hera e parë që e bën. Ai njihet si një lojtar që koleksiono­n "qarje" dhe preket shumë nga kritikat që i bëjnë. Por pas ndeshjes, ai shpërtheu ndaj atyre që nuk besuan duke i quajtur papagaj që vetëm flasin dhe nuk dinë asgjë se çfarë ka kaluar për të qenë në Botëror.

SHERR- Por ndeshja e Nejmarit kundër Kosta Rikës nuk ishte shumë e lehtë. U përplas disa herë me kundërshta­rët, por edhe me arbitrin. Në 5 raste pati përplasje dhe fjalë me Kaipersin, duke i kërkuar më shumë vëmendje ndaj tij dhe faulle. Në fundin e pjesës së parë, Nejmar e priti arbitrin në tunel, por ishin shokët e skuadrës që e larguan për të shmangur ndonjë pezullim të mundshëm. Madje, në fushë ai kërkoi që arbitri ta respektont­e. "Mos më prek", i tha Nejmar në një moment. Por rebelimi i tij nuk shpëtoi pa u ndëshkuar me karton të verdhë, teksa në një moment mund t'i "vidhte" edhe një penallti arbitrit.

LOT- Në fundin e ndeshjes, Nejmar u ul në gjunjë dhe filloi të qante. Sigurisht ishin lot gëzimi. Shokët e skuadrës iu afruan të gjithë dhe e përqafuan. Një moment i tillë mund ta bëjë akoma më të fortë. "Askush nuk e di çfarë kam kaluar për të qenë këtu. Ju vetëm flisni si papagaj, pa ditur asgjë. Ishin lot gëzimi. Por shpirti i sakrificës, dëshira për të luftuar dhe e vullnetit për të triumfuar janë të mëdha. Në jetën time gjërat nuk kanë qenë kurrë të lehta. Nuk do të ishin as tani... Ëndrra vazhdon. Jo ëndrra. Qëllimi. Urime djemve për lojën që bënë", shkroi Nejmar në faqen e tij të "Instagram"-it. Nejmar duke

qarë pas përfundimi­t të ndeshjes

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania