Panorama Sport (Albania)

Notat e Brazilit

-

ALISON 6- Një pasdite si spektator. Rasti i parë i rrezikshëm i Kosta Rikës vjen në minutën e 14- të dhe Borges godet shumë keq në diagonale nga një pozicion i mirë.

FAGNER 7- Surpriza e madhe e ndeshjes. Mbrojtësi i Korinthias­it nga krahu i djathtë furnizon ekipin me krosime shumë të mira, si ai i minutës së 50-të për Gabriel Zhezusin që ndalet në traversë. TIAGO SILVA 5,5- Ndonjë top i tepërt i ikën në mënyrë të rrezikshme dhe ai përhap panik të madh.

MIRANDA 6- Mirë në markim, në një ndeshje shumë të qetë në krahun e tij.

MARSELO 7- Nuk zhgënjen kurrë. Është i tiji asisti për Firminon, që bën spondën duke e ulur në zonë për Zhezusin dhe më vonë erdhi goli i parë i ndeshjes. KASEMIRO 4,5- Humbet një pafundësi topa në gjysmëfush­ë. Nuk ishte dita e tij më e mirë. PAULINJO 6,5- Në momentin kur Brazili nuk ishte i qetë dhe shfaqte nervozizëm, ai ishte nga të vetmit atje përpara në sulm që kishte kthjelltës­i dhe qetësi, në një zonë nevralgjik­e të fushës. (Nga 68' Firmino 7- Kombinon mjaft bukur me Kutinjon, madje në mënyrë perfekte. Dhe nuk mund të jetë ndryshe, duke parë që kanë kaluar disa vite me njëri-tjetrin te Liverpuli. Shumë inteligjen­t pasimi i tij në zonë duke servirur Zhezusin). UILLIAN 4- Një pjesë ndeshje si fantazmë. I ngathët dhe i parashikue­shëm në çdo moment. Në krahun e djathtë nuk krijon asgjë dhe zëvendësoh­et menjëherë pas trajneri Tite. (Nga 46' Duglas Kosta 8- Në formë të jashtëzako­nshme. Është krim ta mbash në stol një lojtar të tillë. Me aktivizimi­n e tij, e lejon Brazilin që të luajë dhe ta shpërndajë lojën në të gjitha frontet). KUTINJO 7,5- Ka meritën e madhe që zhbllokoi ndeshjen me një gol që erdhi si rrjedhojë e grintës dhe mllefit. Edhe një herë tjetër është ai që heq "gështenjat nga zjarri" për Brazilin... NEJMAR 6- Është gjithmonë në tokë, edhe atëherë kur nuk është e domosdoshm­e dhe e nevojshme. Dhuron spektakël dhe në minutën e 97-të shënon me portën e boshatisur duke shpërthyer në lot prej tensionit. Përulësi e tepërt, por nuk e dëmton figurën e tij prej një kampioni të madh, i cili për sa u përket golave të shënuar me fanellën e Brazilit është pas Pelesë dhe Ronaldos. GABRIEL ZHEZUS 7- Sa shumë sakrificë, sonda dhe asiste për të gjithë repartin e avancuar. Si asisti për Kutinjon në rastin e golit të parë. (Nga 93' Fernandinj­o- Pa notë). TRAJNERI TITE 6- Të lësh në stol Duglas Kostën është një mëkat i madh, por e kupton mirë momentin kur duhet për ta aktivizuar. Si atë, ashtu edhe Firminon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania