Panorama Sport (Albania)

Tite: Nuk është njerëzore që t'i japin përgjegjës­i vetëm Nejmarit

-

Nuk e ruajti dot qetësinë pas golit të shënuar në fund, por në konferencë është i ftohtë për t'u përgjigjur me objektivit­et. Tite i gëzohet fitores dhe rritjes së skuadrës. Ai flet gjithashtu për Nejmarin. VUAJTJE- "Mund ta shpjegoj vuajtjen me atë që po ndodh në përgjithës­i në Botëror. Gabimet nga ekipet kundërshta­re janë shumë të vogla dhe thuajse të gjitha ekipet e mëdha po fitojnë vetëm 1-0. Por Brazili është një ekip i konsolidua­r dhe që po rritet. Për ne vlen shumë edhe aspekti emocional, i cili na pengon".

LOTËT- "Nuk kam folur me Nejmarin dhe për arsyen pse ai qau pas ndeshjes. Por mendoj se adrenalina në minutat e fundit ishte shumë e madhe. Unë takova vetëm Kutinjon, por ajo që mund t'ju them është kënaqësia e arritur, gëzimi dhe krenaria që ata djem prezantojn­ë kombëtaren. Nejmar ka shumë përgjegjës­i, por s'është njerëzore që të kërkosh vetëm prej tij". KUTINJO- "Kur ju flisni për ndeshjen e Kutinjos, unë flas për të gjithë skuadrën. Këta djem që janë në konferencë me mua, kanë ardhur këtu për shkak të punës së madhe që kanë bërë të gjithë. Potenciali individual është i madh te Kutinjo, Nejmar dhe te mbrojtësit gjithashtu". NDESHJA- "Të zhvillonim një pjesë të parë në atë mënyrë nuk ishte pjesë e axhendës dhe planeve tona. Unë pashë një ekip të konsolidua­r dhe të rritur. Por në dy ndeshje të luajtura, portieri ynë ka bërë vetëm 2 pritje. Kjo do të thotë se nuk jemi aq keq. Krijuam shumë raste dhe më në fund e kaluam topin poshtë këmbëve të Navasit". NEJMARI- "Është shumë i fortë në aspektin individual, edhe pse i duhet akoma më shumë për të kapur formën më të mirë fizike. Unë kam përgjegjës­inë time në lidhje me të, Silvinjo gjithashtu. Ai është një qenie njerëzore dhe i duhet kohë për t'u rikthyer në nivelet më të larta. Por mbi të gjitha i duhet një ekip i fortë që ta mbështesë". FESTIMI- "Ishte e pamundur të qëndroja i papërmbajt­ur. Gjithçka që po bënim nuk po dilte siç duhej. Navas po priste gjithçka. Nuk u besonim dot syve. Por kur erdhi goli, Ederson më shtyu. Pastaj më shtyu edhe Kasio dhe u rrëzova. Doja të festoja me ekipin, por nuk ia dola".

Tite rrëzohet pas golit të parë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania