Panorama Sport (Albania)

Lëv: Meksika na zgjoi, koha të reagojmë

"Ata janë një ekip difensiv, por ne e dimë si t'i mundim"

-

Trajneri gjerman, Joakim Lëv, ka folur dje në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes ndaj Suedisë. Ai ka theksuar se nuk i frikësohet kundërshta­rit dhe se skuadra e tij ka ndryshuar nga ndeshja me Meksikën. Për Lëv, çelësi për të arritur te fitorja ditën e sotme është përqendrim­i dhe sa më pak gabime në mesin e fushës. Pritet nga minuta e parë Marko Rojs, që mund të luajë në vend të Draksler apo Ozilit. Në repartin e mbrojtjes mund të luajë Zyle, pasi Mats Humles ka një dëmtim në qafë dhe nuk do të jetë në ndeshjen e sotme.

Çfarë prisni nga skuadra nesër (sot)?

Dy gjëra, energji dhe komunikimi gjatë lojës. Kundër Meksikës nuk ishte skuadra që prisja të shihja në lojë. Ky Botëror ka treguar se niveli i skuadrave nuk është i lartë. Ndaj nesër (sot) duhet të tregojmë që jemi ndryshe nga të tjerët.

Si është skuadrës?

Mats Humels ka një problem me qafën dhe me shumë

gjendja

e

mundësi do të mungojë ndaj suedezëve. Por më duhet të shoh si do të shkojnë gjërat në stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Do të luani ndaj një kundërshta­ri të mirë në mbrojtje, sa të vështirë do ta keni?

Ne kemi luajtur shpesh ndaj skuadrave që qëndrojnë prapa në mbrojtje. Në ndeshjet kualifikue­se na ndodh shpesh kjo gjë. Ndaj Meksikës luajtëm të çekuilibru­ar, jo gjithmonë mund të funksionoj­në gjërat. Gjërat që bëmë gabim në atë ndeshje i kemi analizuar dhe biseduar me skuadrën. Humbja ishte e dhimbshme për ne, pasi luajtëm shumë keq. Por kjo nuk do të thotë që ne do të ndryshojmë të gjithë filozofinë e lojës sonë. Ajo që na mjafton është të korrektojm­ë ato pika që na kanë dëmtuar më shumë. Suedia është një skuadër që të lejon të krijosh shumë pak shanse në portën e tyre. Por, siç e theksova, ne e dimë si të luajmë kundër skuadrave me mbrojtje të mirë.

Do të ketë reagim nga skuadra?

Sigurisht që po, duhet të gjejmë një mënyrë loje për të rrezikuar kundërshta­rin në mënyrë të vazhdueshm­e. Në një turne faktorët janë të shumtë që të çojnë drejt suksesit. Se si do të luajmë, do mund ta shihi në fushë.

Do të luajë Ozil?

Nuk më pëlqen të flas për individë, të gjithë e dinë se çfarë mendoj unë për Ozil.

Ndaj Suedisë na duhen lojtarë që të depërtojnë thellë në zonën e kundërshta­rit. Me Meksikën kjo gjë nuk ndodhi nga e gjitha faza ofensive. Nuk ka rëndësi kush luan, lojtarët duhet të përmbushin detyrat e tyre. Dëgjoj shpesh që kam humbur besimin te lojtarët kyç, pse duhet ta bëj? Kemi një skuadër shumë të mirë. Jemi akoma në majat e futbollit botëror. Një humbje nuk më bën të ndryshoj këtë mendim.

Si do të jetë rreshtimi i skuadrës, do të luajë Gomez nga minuta e parë?

Jo, por do të shohim. Lojtarët që do të zbresin në fushë duhet të japin gjithçka. Kualiteti nuk mungon tek asnjë lojtar që kam në skuadër. Ata thjesht duhet të tregojnë atë çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ka ardhur koha për të reaguar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania