Panorama Sport (Albania)

Argjentina e përçarë, Sampaoli u kushton 20 milionë dollarë

Mendohet shkarkimi i menjëhersh­ëm i trajnerit me Burraçagën

-

Argjentina është në mes të stuhisë. Pas humbjes së rëndë 3-0, të pësuar në ndeshjen e dytë në Grupin D, ndaj Kroacisë, bardhekalt­rit janë vetëm pak "centimetra" larg eliminimit nga Kupa e Botës. Atmosfera pas disfatës së të enjtes u kuptua qartë që ishte e rëndë, aq sa me t'u kthyer në dhomat e zhveshjes, asnjë prej lojtarëve nuk ka pranuar që të qëndrojë apo të komunikojë me njëri-tjetrin dhe akoma më shumë që të presë një dialog sy më sy me trajnerin Sampaoli dhe stafin e tij. Kushdo që ka zbarkuar në dhomat e zhveshjes, thjesht ka shfryrë nervozizmi­n sipas mënyrës që e ka menduar më të drejtë, ka mbledhur sendet personale dhe është larguar në drejtim të autobusit që do t'i shoqëronte në aeroport dhe më pas në hotel. Fytyrat kanë qenë të zymta, por ka pasur edhe nga ata që nuk kanë kafshuar aspak gjuhën dhe kanë vërtetuar se nuk duan më që të vazhdojnë me trajnerin Sampaoli. Këtë e tregoi shumë qartë Serxho Aguero, ku i pyetur nga gazetarët se Sampaoli kishte deklaruar se skuadra nuk ndoqi kërkesat e tij në fushë, sulmuesi u përgjigj qartë: "Sampaoli le të thotë çfarë të dojë". SHKARKIM 20 MILIONËSH - Madje, media argjentina­se ka përfolur se me të mbërritur në

hotel, disa prej lojtarëve janë mbledhur dhe janë dëgjuar duke biseduar mes njëri-tjetrit që të kërkojnë në federatë kokën e trajnerit të tyre, pa pritur që të luajnë ndeshjen e ardhshme. Madje, kjo kërkesë mund të mendohet se mund t'i jetë dhënë federatës, për ta shkarkuar Sampaolin përpara

ndeshjes së radhës, në grup, kundër Nigerisë. Për më shumë, në media është specifikua­r se kjo hipotezë mund të bëhet realitet dhe emri që përflitet se mund të ulet në pankinë është ai i Horge Burraçagas, kampion i botës në turneun e vitit 1986, skuadër në të cilën Diego Armando Maradona ishte kapiten. Gjithsesi, në të njëjtën kohë, media kujton edhe ngërçin që kërkesa për të shkarkuar Sampaolin nuk mund të aprovohet. Fakti është se nëse ai ka nënshkruar deri në vitin 2022 me federatën argjentina­se, për 2.8 milionë dollarësh në sezon, në kontratë ekziston edhe një klau- zolë, e cila nënvizon: në rast shkarkimi nga federata, kjo e fundit duhet t'i paguajë Sampaolit jo vetëm pagat e mbetura, por një total prej 20 milionë dollarësh, për faktin se trajneri argjentina­s, për kombëtaren e vendit të tij hoqi dorë nga kontrata me Sevijën, ku merrte dyfishin e pagës aktuale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania