Panorama Sport (Albania)

Leo Mesi vetëm eci në fushë

Pak pjesëmarrë­s në lojë dhe nën mesataren e shokëve të tij, “pleshti” ishte jashtë loje

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

rgjentina duhet të reagojë, sepse pavarësish­t fitores së Nigerisë, është forma e treguar në dy ndeshjet e para, që sërish i rrezikon ata që të dalin jashtë Botërorit, pas fazës në grupe. Nëse trajneri Horge Sampaoli është në mes të vorbullës së akuzave dhe në rrezik shkarkimi, sigurisht që edhe Lionel Mesi duhet të nisë të reagojë. Vërtet, ai nuk mund të mbajë i vetëm mbi shpatulla kombëtaren, por shifrat tregojnë që ai duket sikur ka pak dëshirë apo forcë që të luajë. Në sfidën ndaj Kroacisë, ai dukej shumë nervoz, teksa edhe në momentin e himnit masazhonte kokën. Ky tension u transformu­a në fakte edhe gjatë duelit, duke qenë se statistika­t personale të kapitenit të bardhekalt­ërve ishin vërtet të turpshme, ndaj nëse nuk nis të luajë këmbët, normalisht që edhe numri 10 duhet të mbajë përgjegjës­itë e tij. Statistika­t e sfidës kundër Kroacisë lënë shumë për të dëshiruar: ai u përfshi në 62 aksione loje, nga të cilat 51 i zgjidhi pozitivish­t,

por asnjë ose shumë pak prej të cilave krijuan rrezik drejt portës së Subasiç. Ka kryer vetëm 31 pasime në total, ku edhe portieri Kabajero bëri më shumë se ai (36), apo akoma më shumë Merkado (49), Otamendi 72 dhe Taljafiko 84. Akoma më keq tregojnë tentativat

në drejtim të portës rivale: vetëm një kundër Kroacisë dhe dëshira e pakët për të zgjidhur situata personale, pasi tentoi vetëm 9 driblime. Përshkoi 7624 metra në fushë, ndërsa mesatarja e lojtarëve të tjerë të Argjentinë­s ishte 9612. Por, më e keqja e mundshme

ishte fakti se në 84 për qind të ndeshjes me Kroacinë, Leo ishte ose i ndalur diku në fushë, ose maksimumi ecte. Tentoi vetëm 29 sprinte dhe vetëm një herë arriti që të kalojë 25 kilometrat në orë, shpejtësi më shumë se normale për sulmuesit. Dhe këto numra negativë Mesi duhet t'i mbajë shënim mirë, sepse ndaj Nigerisë Argjentina ka nevojë për të, përndryshe...

PABLO ZABALETA

TRAJNERI I ATLETIKOS

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania