Panorama Sport (Albania)

Vrsaliko: Argjentina­sit qanin në fushë si vajza

"Ky Sampaoli s'di nëse e ka idenë e analizës së takimeve"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Bën zhurmë, shumë zhurmë, ky start Botërori totalisht i turpshëm nga ana e Argjentinë­s, e cila do të rrezikojë deri në fund që ta mbyllë këtë aventurë që në fazën e grupeve, edhe pse për shumë ky shihej si turneu i Lionel Mesit. Pas barazimit 1-1 në debutim kundër Islandës, të enjten erdhi shkatërrim­i përballë Kroacisë, një disfatë 3-0, e cila dhemb shumë, jo vetëm kombëtares­h, por të gjithë popullit argjentina­s. Dhe si për ta bërë edhe më të dhimbshme këtë atmosferë që po kalojnë amerikano-jugorët, ka menduar mbrojtësi i krahut i Atletikos së Madridit, Sime Vrsaliko, i cili futet "në sparkatë" ndaj Mesit me shokë dhe trajnerit Horge Sampaoli në veçanti. "Pashë argjentina­sit që të shtriheshi­n në tokë dhe të qanin si vajza. Nuk e kuptoj të gjithë këtë dëshpërim nga ana e tyre, duke qenë se në fushë u pa qartë që ne ishim më të mirë dhe krijuam shanset më të mira të lojës. Nëse Argjentina kërkon që të avancojë në këtë Botëror, atëherë duhet të nisë të lëvizë këmbët, duhet të mos shtrihet në çdo prekje, duhet të mos dëshpërohe­t dhe të qajnë si vajza. Gjithmonë nëse do të kenë mundësi që të avancojnë më tej... Si e prita deklaratën e Sampaolit? As që më intereson se çfarë thotë ai, por realisht nuk e kuptoj nëse di të bëjë një analizë të tijën dhe të kundërshta­rit apo jo. Ai tha se Argjentina duhej dhe do ta na dominonte ne kroatëve në ndeshjen mes nesh, por unë nuk di nëse ka parë dhe ka analizuar ndeshjet tona apo të një skuadre tjetër. Çfarë bëri Argjentina në fushë kundër nesh për të na ndalur?! Asgjë... Ishim ne ata që i dominuam, i premë çdo vijë pasimi dhe ishim të duruar, të saktë, të përqendrua­r, të fortë. Kjo të dërgon te fitorja, jo fjalët e Sampaolit, i cili herë tjetër bën mirë që të jetë më i heshtur dhe të veprojë në fushë, ndryshe e sheh fundin që bën. Kroacia shtypi Argjentinë­n dhe kaq".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania