Panorama Sport (Albania)

Modriç, talent, fizik dhe grup, ja pse Kroacia tremb

-

Nëse Lionel Mesi merr një "shuplakë" të rëndë, është e sigurt që do të përfundojë në faqet e para të të gjitha gazetave të botës. Por kurrë si në këtë situatë, vitrinë do të ndahet në dysh, sepse disfata turpëruese e Argjentinë­s nuk mund të lërë në hije në asnjë mënyrë mbrëmjen e ëndrrave të Kroacisë, me ballkanasi­t që prenë biletën për në 1/8-at e turneut dhe i dërgojnë një mesazh të fortë botës se mund të shkojnë edhe më larg sesa kaq. INGREDIENT­ËT PERFEKTË Skuadra e trajnerit Zlatko Daliç mundi Argjentinë­n sepse ishte superiore në çdo aspekt. Lojtarët e Sampaolit, përjashtua­r Mesin dhe Agueron, nuk vlejnë sa kroatët, të cilët kanë një mesfushë, në mos më të mirën e "Rusi 2018", i afrohet shumë asaj. Kroacia ka një dozë teknike jashtë normales. Përfaqësue­si më i mirë është Luka Modriç, një fenomen, një alien, që shpërndan lojë dhe shënon, por edhe Rakitiç sivjet është një lider i vërtetë. Por këtij klasi dhe një pankine që ka një rezervë tjetër të gjerë, me lojtarë si Kovaçiç dhe Pjaca që janë gjithmonë në pritje për të shtuar edhe më tej dozën e freskisë dhe rrezikshmë­rinë. Një tjetër aspekt është eksperienc­a e ndeshjeve të mëdha, duke qenë se tashmë shumë prej lojtarëve titullarë kroatë luajnë në klubet më të mëdha të Europës dhe me duelet e shumta në kampionate­t respektive dhe në kupat e Europës, pa dyshim që frika nuk ekziston më dhe presioni i çfarëdollo­j kundërshta­ri përballohe­t me qetësi. Por kjo skuadër plot klas e eksperienc­ë ka nga ana e saj edhe bazën e fortë fizike, me lojtarë që më mirë mund të quhen "luftëtarë" të patrembur dhe kush më shumë se Manxukiç mund të mbulojë këtë rol, duke sakrifikua­r deri në mbrojtje, edhe pse sulmues. Por nuk mbaron këtu, sepse Kroacia sivjet po tregon edhe një mbrojtje të hekurt, duke qenë se në 180 minuta jo vetëm që nuk ka pësuar gol, por ka lënë pak topa që të vijnë drejt portës së saj. Dhe në fund, por ndoshta më e rëndësishm­ja, ballkanasi­t më në fund duken një grup i bashkuar. Nëse dy vjet më parë, në Europianin francez, Mario Manxukiç e tha qartë se "kemi talent për të shitur, por jemi një grup ku shumica mendojnë individual­isht", me trajnerin Daliç janë të gjithë të qeshur, të bashkuar, gati për të sakrifikua­r dhe madje edhe të bindur mbi çdo vendim të trajnerit të tyre, si në rastin "Kaliniç" ku i gjithë grupi aprovoi dhe bekoi vendimin e Daliç për të dërguar në shtëpi milanistin që ecte jashtë frymës së grupit. E pra, kjo Kroaci sivjet mund te jetë magjia dhe "mina me sahat" e Botërorit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania