Panorama Sport (Albania)

Nigeria i bëri nder, si kalon tani Argjentina

-

Disfatën e rëndë, askush nuk mund ta fshijë, por ndoshta Botërori për Argjentinë­n nuk ka përfunduar ende. Dhe kjo, vetëm falë një ndeshjeje madhështor­e të Musas, i cili në një jetë tjetër kishte provuar që t'u bënte keq bardhekalt­ërve (një dopietë në Botërorin e fundit, e shuar nga dy gola të Mesit dhe një i Rohos), por që dje në Volgograd, me dopietën decizive kundër Islandës, i dha një shtysë jo vetëm Nigerisë së tij, por edhe argjentina­sve të trishtuar, rivalët e ardhshëm të afrikanëve në ndeshjen e fundit në grup. Madje, pas suksesit të Nigerisë, në rrjetet sociale kanë nisur të xhirojnë historira se në Buenos Aires po festohet më shumë për suksesin e afrikanëve sesa në Abuja apo në Lagos... LLOGARITË

Në fakt, një fitore e Islandës do të kishte komplikuar jo pak rrugën drejt 1/8-ave të finaleve për kombëtaren e Horge Sampaolit, e cila tani merr frymë lirshëm dhe shpreson. Dhe nëse më datë 26 qershor, në Shën Pjetërburg (ora 20:00 shqiptare), Mesi me shokë do të fitojnë kundër Nigerisë, ndeshjen e tyre të parë në këtë Botëror të luajtur në mënyrë më shumë se modeste, do të fluturojnë (është një mënyrë të thëni sepse edhe Nigeria luan për kualifikim) në kuotën e 4 pikëve dhe të paktën do të ishin të sigurt mbi eliminimin e Nigerisë. Por, në këtë pikë duhet të shpresojnë në të njëjtën kohë, që Islanda të mos bëjë mrekullinë kundër Kroacisë. Nëse "vikingët" barazojnë ose humbin me ballkanasi­t, për Argjentinë­n 1/8at do të jenë të garantuara. KOMBINIMET

* Nëse Argjentina fiton me Nigerinë, për të kaluar në 1/8-at e Kupës së Botës duhet të presë që Islanda të barazojë ose të humbë me kroatët.

* Nëse Islanda fiton me Kroacinë, atëherë Argjentina kualifikoh­et nëse fiton me të paktën një gol më shumë sesa rezultati që vikingët do të regjistroj­në përballë ish-jugosllavë­ve. Kjo, për faktin se aktualisht, Argjentina ka një golavarazh - 3, ndërsa Islanda -2. Shkurt, Argjentina është e dënuar që të fitojë ndaj Nigerisë, përndryshe...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania