Panorama Sport (Albania)

Nigeria mposht Islandën për veten dhe... Argjentinë­n

Musa bën fenomenin me një dopietë

-

Nigeria vendos të ndezë edhe më tej dozën e emocioneve në Grupin D, pasi mundi 2-0 Islandën, një sukses që i vlen jo vetëm afrikanëve, por edhe Argjentinë­s, e cila rikthehet në lojë për të shpresuar 1/8-at e këtij Botërori. Dhe në ndeshjen e fundit amerikanoj­ugorët do të presin pikërisht ata që u bënë këtë "nder"... Me suksesin e djeshëm, Nigeria është ngjitur në vendin e dytë të Grupit D. Afrikanët, që nuk kishin marrë asnjë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, do të kenë në dispozicio­n dy rezultate kundër Argjentinë­s për të kaluar më tej, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit për të siguruar kalimin në raundin pasardhës të Kupës së Botës. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, takimi është zhbllokuar katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me "sprinterin" Musa që në të 49-ën realizon një gol fenomenal. Në fillim stopon në ajër një top që dukej gati i pamundur dhe më pas godet saktë në rrjetë. Gjithsesi, sulgodet 25- vjeçar i CSKA- së së Moskës vendos që të bëjë të vetën vitrinën e pasdites së djeshme, duke u përsëritur me një tjetër "perlë" në të 75-ën, ku pasi shpërthen në shpejtësi në të majtën, hy në zonë, driblon portierin dhe ndonëse dy mbrojtës ishin mbi vijën fatale saktë në rrjetë. Islanda e tifozerisë madhështor­e dhe simpatike është në kolaps total, gjë që e konfirmon edhe në minutën e 83-të, kur një penallti e qartë (akordohet gjithsesi me ndihmën e VAR-it) merret përsipër nga Sigurdson, por që gabon në mënyrën më të keqe të mundmuesi shme, duke sfumuar kështu mundësinë për të rihapur ndeshjen. Në fund, festa është e gjitha për Nigerinë, e cila do ta bëjë ndeshjen e fundit kundër Argjentinë­s një duel që nuk duhet humbur në asnjë sekond, pasi vendoset bileta e fundit e këtij grupi për në 1/8-at.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania