Panorama Sport (Albania)

Portugalia, “shpikje” për golat e Ronaldos

Njëri prej futbollist­ëve qëndron brenda kuadratit të fushës gjithmonë

-

Tre gola ndaj Spanjës, që i hoqën mundësinë Spanjës për të shijuar përmbysjen ndaj Portugalis­ë në ndeshjen hapëse të Botërorit, treguan se njëri prej futbollist­ëve portugez, snoboi ekzaltimin e Kristiano Ronaldos. Më tej, u tha se zgjedhja e njërit prej portugezëv­e, për të mos iu bashkuar festës së yllit të Real Madridit, ishte për shkak të një rregulli që nuk i jep shanse kundërshta­rit të nisë lojën. Por, në fakt, bëhet fjalë vetëm për një superstici­on të portugezëv­e.

Historia se një nga futbollist­ët nuk feston golin, është diçka e dëgjuar dhe shpesh është treguesi i qartë i ftohjes së marrëdhëni­eve në një klub apo kombëtare. Mirëpo, në rastin e Portugalis­ë, gjithçka është shumë e qetë. Kur Ronaldo dhuronte shou në përballjen me Spanjën, ishte Hoze Fonte, i cili u afrua deri në cepin e fushës ku po festonte Ronaldo me të gjithë portugezët, por ai qëndroi brenda vijës së fushës. Ishte e 88-ta minutë dhe ekzaltimi maksimal, por Fonte nuk iu bashkua skuadrës. Pas kësaj ndeshjeje, foto e tij e veçuar qarkulloi në rrjet si një tregues se ai po zbatonte rregullin që në rast se e gjithë skuadra nuk është në fushën e lojës, kundërshta­ri mund të startojë ndeshjen. Por, pavarësish­t të gjithave, për Portugalin­ë nuk ka vend për asgjë nga këto. Ajo që raportojnë vetë mediat portugeze, është shpjegimi se kjo zgjedhje e bërë ndaj Spanjës dhe e përsëritur edhe me Marokun, ku Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e katërt, është vetëm një superstici­on. Pyetja që lind për kampionët e Europës në fuqi është: A do të mjaftojë vallë ky superstici­on që Portugalia të qëndrojë në garë deri për ndeshjen e 15 korrikut, në finalen e Moskës? Mbetet për t'u parë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania