Panorama Sport (Albania)

Moti armik i Spanjës, me Marokun -20 gradë

Të besuarit e Hierros, stërvitje me temperatur­a sahariane

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

usia ngaherë ka qenë një vend kontrastes­h dhe nuk duhej një Botëror për ta vërtetuar. Sipërfaqja e saj prej 17 milionë kilometras­h katrorë ofron të gjitha llojet e skenave dhe rrjedhimis­ht kjo larmi nuk kishte si të mos prekte edhe temperatur­at. Pikërisht, klima është një nga "vuajtjet" më të mëdha të kombëtares së Spanjës në tokën ruse. Fillimisht, nën drejtimin e Hulen Lopeteguit, e tashmë në atë të Fernando Hierros, kombëtarja iberike qëndron e grumbullua­r në Krasnodar. Pikërisht, qyteti në fjalë dje i detyroi spanjollët që të punonin në temperatur­ën 37 gradë celsius. Nëse flasim për Europën qendrore apo perëndimor­e, kjo klimë do të ishte brenda normave të qershorit, por për Krasnodari­n duket se ngrohtësia e ka kaluar disi kufirin e saj normal për periudhën.

KONTRAST- Në Spanjë janë mësuar me të tilla temperatur­a, por problemi për të besuarit e Hierros do të shfaqet të hënën. La Roja luan pas dy ditësh ndaj Marokut dhe duke parë pozitat në grup, fitorja është më se e nevojshme. Serxho Ramos me shokë do të luajnë në Kaliningra­d, një qytet që aktualisht po përjeton një dimër të vogël, duke qenë se të hënën priten temperatur­a jo më të larta se 13 gradë.

MOT ARMIK- Nuk është hera e parë që Spanja vuan motin në një kampionat botëror. Edhe katër vjet më parë kur Kupa e Botës organizohe­j në Brazil, spanjollët qëndronin në Kuriçiba, e cila ofronte temperatur­a të freskëta për kombëtaren që në atë kohë drejtohej nga Visente Del Boske. Vështirësi­të për "La Roja"-n nisën në Salvador ku i nxehti ishte i tmerrshëm. Pikërisht, këto luhatje temperatur­ash mund të përbëjnë një problem për Spanjën dhe futbollist­ët e saj, të cilët do kenë përballë edhe 20 gradë celsius më pak në Kaliningra­d ndaj Marokut.

 ??  ?? Fernando Hierro përfiton nga vaditëset e barit për tu freskuar...
Fernando Hierro përfiton nga vaditëset e barit për tu freskuar...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania