Panorama Sport (Albania)

“Ninxha” flet si zikaltër: I lumtur që rigjej Spaletin

“Interi më ka dashur më shumë sesa të gjithë”

- Përgatiti: OLSI TUJANI

nteri afron blerjen e radhës dhe Spaleti po shton në listë dëshirat e tij të merkatos. Konferenca e fundit, me tone të ashpra ndaj mediave dhe skuadrës, për emrat e lakuar në merkaton e dimrit që nuk iu realizuan, duket se këtë herë nuk do të përsëritet. Interi ka akord zyrtar me Naingolan dhe për belgun është fiksuar java e ardhshme si data për të kryer vizitat mjekësore.

MESFUSHORI - Futbollist­i i zikaltërve, që do të vijë javën e ardhshme në Milano për testet dhe firmën, ka dhënë edhe deklaratën e parë si zikaltër për "Gazzetta dello Sport". "Ishte Roma që e mori vendimin për shitjen. Nuk mund të harroj lehtë ato ngjyra për çfarë kam kaluar, të cilat do të më mbeten në zemër", është shprehur belgu për largimin nga kryeqyteta­sit.

INTER - Zikaltrit kanë insistuar edhe një vit më parë për shërbimet e tij, por vetëm këtë vit po u plotësohet dëshira drejtuesve dhe, mbi të gjitha, vetë trajnerit Spaleti, që ka luajtur rol kryesor në bindjen e mesfushori­t me disa telefonata që kanë shkëmbyer së bashku. "Jam shumë i lumtur që do të ribashkohe­m me Spaletin. Ai është një

trajner i madh. Interi më ka dashur gjithmonë dhe më shumë se të gjithë, ndaj më duhet që ta falënderoj shoqërinë zikaltër për çfarë ka bërë me mua", ka deklaruar "ninxha".

KONTRATA - Naingolan do të hedhë firmën mbi një kontratë trevjeçare, me

opsion për një tjetër sezon me një pagesë prej katër milionësh në sezon. Gjatë javës së ardhshme, belgu do të shfaqet në Milano për kryerjen e vizitave mjekësore dhe më pas firmën si dhe prezantimi­n, përpara se të jetë i gatshëm për nisjen e përgatitje­ve më 9 korrik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania