Panorama Sport (Albania)

Ljuis Hamilton, padron në provat e lira

-

Ljuis Hamilton dominon edhe në sesionin e dytë të provave të lira, në Çmimin e Madh të Francës. Piloti britanik i mbylli këto prova, duke regjistrua­r kohën 1'32"539 ku krijoi një diferencë të dukshme me vendin e dytë, Riçardon +0"704 dhe me vendin e tretë, Vershtapen +0"732. Pilotët e Ferrarit Raikonen dhe Fetel i mbyllën provat e lira respektivi­sht +0"887 dhe +1"150 nga kampioni Hamilton. Ndërkohë, makina tjetër Mercedes e Botas pësoi një problem teknik dhe përfundoi në "box". Hamilton vazhdon kështu të fluturojë në pistën "Paul Ricard" dhe konfirmon që ka ardhur në Francë me qëllimin e vetëm për të lënë pas zhgënjimin e pësuar në garën e kaluar në Kanada. Në të dyja sesionet e provave të lira, kampioni Ljuis Hamilton kishte një ritëm shumë më të mirë se rivalët, duke u lëshuar një mesazh të fortë që do të jetë ai favoriti kryesor për të triumfuar në pistën franceze. Krejt e kundërt situata në kampin e Ferrarit, ku nuk arriti të mbajë ritmin e Mercedes, por duhet thënë se provat e ditës së premte në këtë sezon nuk janë shumë domethënës­e, pasi gjithçka mund të ndryshojë në provat zyrtare të ditës së sotme. Ku piloti i kokëkuqes Sebastian Fetel, pritet të luftojë dhëmbë për dhëmbë me kampion-

in e botës, Ljuis Hamilton, që aktualisht ndahen nga vetëm një pikë në renditjen e përgjithsh­me botërore. Pra, mund të themi se na pret një fundjavë shumë e zjarrtë në Çmimin e Madh të Francës me Mercedes dhe Ferrari që do bëjnë të pamundurën për të triumfuar, pa harruar dhe skuadrën e Red Bull.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania