Panorama Sport (Albania)

Milaniç: Dua që skuadra të luajë si ndaj Kukësit

-

Maribori, kundërshta­ri i Partizanit në Ligën e Europës, ka barazuar 3-3 në miqësoren e fundit ndaj Vardarit. Trajneri Darko Milaniç në prononcimi­n e tij pas ndeshjes ka treguar problemet që ka skuadra, por ka bindje se ndaj të kuqve gjithçka do të jetë gati. Ai ka mbetur i pakënaqur nga pjesa e dytë me Vardarin, pasi nga 3-0 për Mariborin miqësorja u mbyll në shifrat 3-3. Milaniç kërkon nga ekipi të luajë si në miqësoren ndaj Kukësit, ku fituan 4-0. Momentalis­ht, sllovenët kanë disa lojtarë të dëmtuar. "Pas një paraqitjej­e të shkëlqyesh­me dhe të efektshme kundër Kukësit, patëm një ndeshje të ngjashme në pjesën e parë kundër Vardarit. Pastaj, ne u ndalëm dhe humbëm ritmin. Në vazhdimin e ndeshjes u ndje lodhja, por kjo është pjesë e kësaj faze përgatitor­e. Përpjekjet janë bërë, por në këtë moment jo gjithçka nuk mund të jetë ideale. Gjithsesi, situata është premtuese. Përpjekja është e mirë, por ne duhet ta mbajmë energjinë që kishim në ndeshjen ndaj Kukësit. Të shtunën na pret testi i vështirë me rusët e Ural, ndaj në këtë takim duhet të jemi në nivelin e duhur", u shpreh trajneri Milaniç pas ndeshjes. DËMTIMET- "Doumbia është i dëmtuar dhe nuk është përgatitur me grupin. Gjithashtu, Kotman, Piriç kanë marrë goditje dhe u desh që të mos përfshihes­hin me Vardarin. Edhe Meshanoviç, për shkak të lëndimit, e ka lënë parakohe programin stërvitor, por do të rikthehet shpejt. Kretu vijon fazën e rikuperimi­t dhe pritet që të hënën t'i bashkohet grupit. Kampionati fillon pas dy ndeshjeve europiane, pikërisht pas sfidës së kthimit me Partizanin, që e luajmë në shtëpi. Qëllimi ynë në këtë sezon të ri është i qartë, duam titullin kampion. Rruga për realizimin është komplekse dhe ne jemi të vetëdijshë­m se na pret një sezon i vështirë ku duhet të jemi të përkryer. Unë besoj se jemi në gjendje për të luajtur në nivelin e dëshiruar", përfundoi trajneri i Mariborit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania