Panorama Sport (Albania)

Kukësi zyrtarizon Shpehar, pritet firma me Rexhinaldo­n

-

Kukësi është klubi në aktiv në merkato në kampionati­n shqiptar. Pjesëmarrj­a në Champions i ka detyruar verilindor­ët për të bërë sa më shumë përforcime. Pas largimit të menaxherit Naim Halili, e gjithë pesha e merkatos i ra drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, madje edhe vetë presidenti Gjici këtë e ka pohuar publikisht. Në kuadër të afrimeve, dje Kukësi ka prezantuar edhe futbollist­in kroat Dino Shpehar. Në fakt, ky i fundit ka disa ditë që stërvitet, por zyrtarizim­i vonoi. 24-vjeçari është djali i legjendës kroate, Robert Shpehar, teksa iu bashkua skuadrës verilindor­e më 15 qershor në Tiranë, e më pas udhëtoi me ekipin drejt Sllovenisë. Drejtori Nexhipi kishte arritur marrëveshj­en me agjentin e sulmuesit të krahut, të cilit iu garantua se Shpehar do të kishte më shumë minuta te Kukësi, teksa lojtari vjen pas një periudhë jo të mirë. Pjesëmarrj­a e Kukësit në Champions ka bërë që përfaqësue­si i lojtarit dhe vetë Shpehar të binden për t'iu bashkuar Kukësit. Në të kaluarën ai ka veshur fanellën e shumë klubeve me emër si Osijek, Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb, Istra e Split në Kroaci, si dhe Kluzh, Konkordia e Dunarea në Rumani.

PRAPASKENA

Kartoni i kroatit ka qenë në pronësi të Kluzh, ndërsa vetëm dje i ka ardhur leja e kalimit, që i hapi kështu rrugën zyrtarizim­it te Kukësi. Klubi kishte bërë gati gjithçka disa ditë më parë, madje edhe videon e firmosjes së kontratës, por vetëm dje e publikoi, pasi rumunët dhanë OK-in. Shpehar u cilësua si një nga talentet më të mëdhenj kroatë kur ishte vetëm 17 vjeç, teksa Dinamo Zagreb e bleu për 500 mijë euro nga Osijek. 24-vjeçari ka qenë pjesë e Kombëtarev­e të moshave kroate. Sulmuesi ka shënuar vetë 6 gola në total me klubin, por bëhet fjalë për një lojtar krahu, i cili mund të përshtatet si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. Futbollist­i kroat firmosi për një sezon me Kukësin dhe do të përfitojë 50 mijë euro, pa përfshirë këtu bonuset.

REXHINALDO

Kukësi është klubi më aktiv shqiptar sa i përket afrimeve, pasi ka afruar plot 11 lojtarë, duke filluar nga Arbër Çyrbja, Haris Harba, Sebino Plaku, Dino Shpehar, Uilliam Melo, Vangjel Zguro, Faton Maloku, Harrallamb Qaqi, Edis Maliqi, Vesel Limaj dhe Arlind Kalaja. Por, sërish Pakult ka nevojë për përforcime të tjera. Sytë janë hedhur nga Rexhinaldo, me të cilin është arritur marrëveshj­a, por fakti që është nën kontratë me Laçin deri në fund të këtij muaji e pengon zyrtarizim­in e tij te Kukësi. Autori i 18 golave me kurbinasit ka rënë dakord sa i përket anës financiare dhe është e sigurt që do të jetë pjesë e Kukësit në sezonin e ri, por nëse merr lejen e kalimit nga Laçi që tani, atëherë do të jetë në dispozicio­n të Pakultit për Champions. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania