Panorama Sport (Albania)

Bregu, rikthim emocionues në Gjirokastë­r: Do kalojmë turin

Mesfushori vlonjat: Skuadrën e kishte marrë malli, ja si më pritën

-

Dejvi Bregu rikthehet në shtëpi, pikërisht te Luftëtari, por këtë herë për të luajtur në Ligën e Europës me fanellën bluzi. Praktikish­t, nuk ishte larguar për asnjë moment. "Kam bërë vetëm disa ditë pushime më shumë se ekipi. Është ndjesi e njëjtë, sepse këtu jam në shtëpinë time. Europa është vitrina më e mirë për mua, që më pas të realizoj ëndrrën të luaj në një skuadër jashtë vendit", thotë fillimisht vlonjati në një bisedë për "SuperSport". 22- vjeçari zbuloi emocionet dhe pritjen e rezervuar nga shokët e ekipit. Arena ndërkombët­are është

një trampolinë, me sulmuesin që kërkon të japë prova të kualitetit të tij, ndërsa ëndërron edhe ftesën e Kombëtares. "Prej momentit kur hyra në derën e stadiumit, më pritën me duartrokit­je. I kishte marrë malli si duket. Nëse nuk do të luaja në Europë, do të isha shitur diku, por kështu shfrytëzoj Europën

dhe njëkohësis­ht ndihmoj ekipin. Interesi është i përbashkët. Kombëtarja mbetet një ëndërr për mua, që do ta realizoj me punë", shton sulmuesi i krahut. Për sfidën me letonezët e Ventspils, Bregu kërkon përqendrim maksimal për të synuar kalimin në turin e dytë të Ligës së Europës dhe përballjen në duelin me francezët e Bordo. Besimi dhe optimizmi nuk mungojnë në Gjirokastë­r. "Kundërshta­ri mund të duket i lehtë në letër, por ashtu mund të na shohin edhe ata ne. Gjithsesi, duhet të përgatitem­i maksimalis­ht që të arrijmë ndeshjen me Bordonë. Asgjë nuk është e paarritshm­e. Ky grup ka bërë gjëra të mrekullues­hme dhe pse jo të bëjë gjëra të jashtëzako­nshme edhe në Europë", deklaron Bregu, i cili në janar u shit te Skënderbeu, por nuk luajti asnjë minutë për korçarët. TRESHJA A-B-RR

Në dy sezonet e fundit, Luftëtari mahniti mbi të gjitha prej treshes Bregu, Rroca, Abazaj, me këtë të fundit që u transferua tek Anderlehti në Belgjikë. Mungesa e Kristalit rrit përgjegjës­inë te dy yjet e mbetur në ekip në pjesëmarrj­en historike të bluzinjve në Europë. "Kemi më shumë përgjegjës­i sepse njerëzit na kanë parë të tre bashkë. Kemi qenë familje, si në fushë ashtu edhe jashtë. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij grupi në dy vjet e gjysmë. Premtoj maksimumin, siç kam dhënë deri më tani, e ndoshta edhe më tepër, sepse pjesëmarrj­a në Europë është diçka speciale për ne", përfundoi ylli i Luftëtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania