Panorama Sport (Albania)

Flamurtari rrit pretendime­t, zbulohet kushti për trajnerin

Klubi vlonjat synon që të fitojë një kupë nën drejtimin e Dajës

-

Në Vlorë kërkojnë një Flamurtar elitar. Drejtuesit kanë objektiva ambiciozë për sezonin e ri. Administra­tori Sinan Idrizi i ka kërkuar trajnerit Ilir Daja që të mos nxitohet me merkaton, por ta bëjë atë të studiuar mirë dhe të marrë lojtarë që vërtet të bëjnë diferencën dhe ekipit t'i bashkohen emra me eksperienc­ë. Jo më kot, Idrizi në ceremoninë e prezantimi­t të trajnerit Daja u shpreh: "Të jeni të sigurt që do të bëjmë plazh të gjatë këtë vit. Në verë do të kemi kampe të mira plazhesh". Ky mesazh i Idrizit mund të përkthehet edhe ndryshe që drejtuesit e Flamurtari­t nuk do të nxitojnë në merkato. Idrizi i ka kërkuar trajnerit Daja që Flamurtari i sezonit të ri të jetë ndër tri vendet e para. Europa

duhet që të jetë e sigurt, por mirë do të ishte edhe fitimi i titullit kampion apo Kupa e Shqipërisë. Në Vlorë besojnë te projekti i trajnerit Ilir Daja. Objektivat ende nuk janë prezantuar zyrtarisht, por nuk ka asnjë dyshim që kusht do të jenë me domosdo tri vendet e para. KONTRATA - Edhe pse dihet tashmë që trajneri Ilir Daja është zyrtarisht

në krye të ekipit, firma në kontratë mbetet thjesht një formalitet. Firma po vonon, për shkak se trajnerit Daja i përfundon zyrtarisht kontrata me Skënderbeu­n në fund të muajin qershor. Gjasat janë që javën e ardhshme të përfundojë gjithçka sa i përket kontratës, pasi palët kanë rënë dakord edhe në termat financiarë.

MERKATO - Me ardhjen në krye të pankinës vlonjate të Ilir Dajës kanë nisur që të dalin në skenë edhe disa emra lojtarësh për të cilët klubi interesohe­t. Kështu, në Vlorë është duke u përfolur edhe emri i kapitenit të Partizanit. Idriz Batha mund të jetë një lojtar që mund të vishet kuqezi këtë sezon. 26vjeçarit i përfundon kontrata me Partizanin në fund të qershorit dhe mendohet që ai ta respektojë atë deri në fund dhe më pas të jetë lojtar i lirë, ndaj shanset janë të shumta që të jetë pjesë e Flamurtari­t. Por, nga ana tjetër janë edhe disa lojtarë, të cilët pritet që të vijnë në Vlorë nga Skënderbeu. Gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për të paktën dy prej tyre që është e sigurt që nuk do të jenë më pjesë e korçarëve. Në fakt, si për koincidenc­ë, janë dy ish-lojtarë të Flamurtari­t. Bëhet fjalë për Gjergji Muzakën dhe Gledi Micin. Si Mici ashtu edhe Muzaka ishin pjesë e kuqezinjve kur klubi drejtohej nga Shpëtim Gjika dhe u larguan pak kohë, pasi klubin e mori në administri­m Sinan Idrizi. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania