Panorama Sport (Albania)

Shehi do ndihmësit e Dajës, klubi mendon për rikthime

-

Skënderbeu duket se tashmë nuk ka më kohë të humbë për sa i përket përjashtim­it nga Europa për këtë sezon. Tashmë, gjithçka duhet përqendrua­r në ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. Duket se gjithçka do të nisë ndryshe duke parë edhe trajnerin e ri që do të jetë Orges Shehi. Me ishgardian­in në stol, korçarët kërkojnë që të mbajnë sa më të bashkuar ambientin bardhekuq dhe natyrisht që vjen një person, i cili e ka idenë shumë mirë se çfarë po kalon klubi në këto moment dhe mbi të gjitha di se ku duhet të përqendroh­et më shumë në bazë të planeve. Me Shehin që është thuajse i zyrtarizua­r si trajner i Skënderbeu­t dhe mungon vetëm prezantimi, duket se do të jetë i njëjti staf që punoi këto vite me korçarët. Burime pranë klubit bëjnë me dije se si Ilir Bozhiqi ashtu edhe Ardian Mema duket se kanë dhënë fjalën e tyre për të qëndruar te Skënderbeu­t në të ardhmen. Në këtë mënyrë, Shehi merr me vete dy ndihmësit e trajnerit Ilir Daja për të nisur këtë aventurë të re në Korçë në rolin e trajnerit. Në ditët në vijim pritet që të kemi edhe prezantimi­n zyrtar nga ana e Skënderbeu­t për të vendosur gjërat në vijë në pritje të përgatitje­ve sezonale, ndërsa në gusht korçarët do të luajnë në Superkupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Merkatoja Natyrisht që në të tilla momente merkatoja në dalje është ajo që bën më shumë bujë në radhët e korçarëve, pasi klubi ndodhet në një pozicion jo fort të përshtatsh­ëm për të ardhmen. Por, gjithsesi, indicet e para janë se Skënderbeu do të vijojë të jetë një ekip me peshë në kampionati­n shqiptar. Veç largimeve të deritanish­me, që për shkak të mungesës së një kontrate mund të quhen edhe firot e para me klubin bardhekuq, korçarët janë të vendosur në maksimum për të shfrytëzua­r çdo mundësi që do t'iu jepet për transferim­in e lojtarëve jashtë Shqipërisë, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë financiari­sht. Financa, të cilat do të përdoren për të mbajtur bilancin pozitiv të klubit. Në të tilla kushte duket se pikat e referimit për këtë sa thamë më sipër do të jenë Gavazaj, Xhejms, Nimaga, por edhe Dejvi Bregu që do të jetë pjesë e Luftëtarit për Europën. Rikthimet

Gjithsesi, duket se veç merkatos në dalje, bardhekuqt­ë do të punojnë edhe për disa rikthime të rëndësishm­e në ekip që do të mbushin grupin nën drejtimin e Shehit. Normalisht, janë shumë lojtarë që kanë përfunduar si huazime në Kosovë e Maqedoni mbi të gjitha, të cilët Skënderbeu do të kërkojë t'i rikthejë në ekip. I pari që pritet të kontaktohe­t pas Europës është Bruno Lulaj në radhët e Laçit e menjëherë pas tij do të vijohet me Serxhio Zhunjor e Gofrei Çarls, të cilët së bashku me Oto Xhon pritet që të vihen nën urdhrat e Shehit për të testuar se sa të vlefshëm do të jenë për ekipin. Përpos kësaj, pritet që gjithçka fillimisht të nisë me zyrtarizim­in e trajnerit të ri që mendohet të ndodhë javën e ardhshme. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania