Panorama Sport (Albania)

Mziu: Jam pranë rinovimit, Kastrioti s'e diskuton mbijetesën

Mesfushori: Kam pasur oferta, por dua që të qëndroj në Krujë

- Liridon Pasha

Sokol Mziu nuk ka rinovuar ende, por mungesa e firmës nuk e pengon që të flasë si krutan. Mesfushori e pranon vetë këtë gjë, në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport". Ai thekson se parimisht është arritur akordi dhe kontrata është vetëm një formalitet. Ish-lojtari i Mamurrasit, Kukësit, Tërbunit dhe Korabit, evidenton se krutanët nuk do ta diskutojnë mbijetesën në elitë nëse, veç ruajtjes së kontingjen­tit, do të bëhen edhe disa ndërhyrje serioze në merkato. "Jam shumë pranë një rinovimi me Kastriotin, skuadër tek e cila jam ndier i vlerësuar dhe dua t'i falënderoj drejtuesit për këtë. Kam biseduar me presidenti­n dhe thuajse e kemi vendosur për të qenë edhe një sezon pjesë e krutanëve. Ekipi ka një kontingjen­t të mirë dhe e vlerësoj stafin teknik që ka vendosur që të ruajë shumicën e organikës, pasi kjo është e rëndësishm­e. Përforcime­t duhet të jenë të duhurat dhe, nëse do të ishin të tilla, do të krijonin një grup mjaft të mirë dhe objektivi final nuk do të vihej në diskutim. Një pjesë e rëndësishm­e është edhe infrastruk­tura, e cila ka nevojë për ndërhyrje urgjente, në mënyrë që skuadra të luajë në fushën e saj që në ndeshjen e parë", u shpreh fillimisht mesfushori. I pyetur për ofertat ai përgjigjet kështu: "Si çdo futbollist, në këtë periudhë edhe unë kam pasur dy oferta, por nuk më pëlqen të flas për to kur jam drejt firmës me Kastriotin". Sokol Mziu është "ekspert" i ngjitjes së ekipeve, pasi në karrierën e tij ka dhënë kontributi­n e tij në katër skuadra të ndryshme. Por me një firmë të mundshme në Krujë, mund ta themi pa frikë se 30-vjeçari ka hequr dorë nga Kategoria e Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania