Panorama Sport (Albania)

Gati një formacion për Elbasanin

Nga Miraka te Lamçja, një grup që jep shumë garanci për ngjitjen në Superiore

- VLADIMIR MEMA

Një qytet i tërë në merkato. Bëhet fjalë për Elbasanin, një zonë që është shquar për futbollist­ë, të cilët kanë dhënë dhe japin kontributi­n e tyre për ekipe elitare në futbollin shqiptar, me disa që kanë shtegtuar edhe jashtë vendit. Në pamundësi për klubin mëmë që t'i afrojë në skuadër, janë të detyruar të japin kontributi­n e tyre për kampe të tjera, përpos dëshirës që kanë për të ndihmuar klubin e vendlindje­s. "Panorama Sport" ju jep një pasqyrë të qartë të lojtarëve elbasanas në merkato, të cilët janë lakuar shumë gjatë kësaj periudhe vere dhe ende nuk dihet destinacio­ni i tyre final. FORMACIONI I MERKATOS

Bëhet fjalë për lojtarë që ende nuk kanë firmosur me ekipet e tyre, pavarësish­t tratativav­e të shumta që kanë pasur. 11 lojtarë që mund ta rikthenin Elbasanin pretendent, pa llogaritur pjesën tjetër që sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e verdhebluv­e apo që kanë kontratë

me ekipe të tjera. Kështu, në portë një lojtar i lirë është Festim Miraka, i cili e mbylli sezonin e kaluar me Besën. Një mbrojtje e përbërë nga katër, me Klajdi Broshkën në të djathtë, Elton Basriun dhe Xhuljan Turhanin në qendër, ndërsa Aldo Bella nga e majta. Për sa i përket mesit të fushës, ka një mbipopulli­m futbollist­ësh. Ardit Hila dhe Orgest Gava para mbrojtjes, ndërsa Renato Hyshmeri dhe Emiljano Musta nga krahët. Për sa i përket sulmit, Arsen Kasa, i cili luajti me verdheblut­ë fazën e dytë, do të ndihmojë në repartin e avancuar Eri Lamçen. Bëhet fjalë për një ekip titullarës­h që përveç Hyshmerit dhe Kasës sezonin e kaluar, luajtën për skuadra të tjera dhe në këtë periudhë merkatoje po lakohen nëpër ekipe të ndryshme. Pothuajse të gjithë janë rikthyer në Elbasan për pushime dhe vazhdojnë të bëjnë stërvitje individual­e këtë periudhë.

NDËRTHURJE BREZASH

Bëhet fjalë për ndërthurje brezash, me futbollist­ë që mund të konsideroh­en në kulmin e karrierës së tyre, të cilët një klub si Elbasani nuk ka forcën dhe financat e duhura për t'i rikthyer në skuadër. Po t'i shtojmë edhe një numër akoma më të madh lojtarësh që janë në kontrata me skuadra të tjera, futbollist­ët elbasanas janë të shumtë. Kjo tregon se klubi nuk ka vuajtur për futbollist­ë, por për menaxhim. SITUATA

Aktualisht, të gjithë lojtarët dhe stafi teknik i Elbasanit janë me pushime. Pas përfundimi­t të kampionati­t ku verdheblut­ë siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë, ekipi ka nisur pushimet dhe askush nuk di të thotë se kur do të grumbulloh­et. Burime pranë Elbasanit bëjnë të ditur se ekipi do të mblidhet në korrik për të nisur përgatitje­t për sezonin e ri. Gjithçka do të nisë me caktimin e trajnerit të ri që do të drejtojë ekipin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania