Panorama Sport (Albania)

Jani Kaçi: Tani kuptohet kush e do Skënderbeu­n

"Betoheshin se nuk e braktisnin ekipin, por po ikin"

- JETMIR HALILAJ

Jani Kaçi, legjenda e fu tbollit korçar, e sheh të vështirë të ardhmen e Skënderbeu­t. Ai thotë se shumë gjëra do të varen nga drejtuesit e klubit, nëse do të sforcohen ekonomikis­ht apo jo. Ndërkohë thumbon edhe të larguarit nga kampi bardhekuq si Lilaj dhe Daja. "Tani do të duket se kush e ka dashur Skënderbeu­n. Shumë iu betuan për dashuri të përjetshme pa dalë vendimi, por tani...", thotë Kaçi për "Panorama Sport".

Kaçi, ç'ndjesi ju la vendimi i KAS- it për ta lënë Skënderbeu­n jashtë Europës?

Mendoj se lënia jashtë e Skënderbeu­t nga Kupat e Europës është fatkeqësi. Natyrisht, ky ishte vendim provizor, sepse procesi vazhdon, por gjithsesi kjo është një fatkeqësi për Skënderbeu­n dhe për futbollin shqiptar. Këtu ka shumë për të folur në fakt, por do ta nisja vetëm nga fakti që sot për sot Skënderbeu është skuadra më e mirë dhe është mëkat të mos luajë në Europë. Kjo do ketë efekt në gjithë kampionati­n.

Si një njeri i futbollit, por edhe si qytetar i thjeshtë, a jeni i shqetësuar për të ardhmen e klubit?

Natyrisht. Tani situata komplikohe­t. Shumë gjëra do të varen nga drejtuesit. Vazhdimësi­a e klubit do të varet prej tyre, sepse ata marrin përsipër ose jo nëse do të investojnë njësoj në të ardhmen. Në kushte të tilla, atyre mund të mos u interesojë që të shpenzojnë para kur nuk fitojnë. Kjo situatë ndërpret fondet e UEFA-s dhe do të jetë e vështirë nga ana financiare. Edhe unë po të isha në kushte të tilla, do të mendohesha dy herë... Të jemi korrektë. Megjithatë, mendimi im është deri diku pak abstrakt, sepse vendimin dhe idetë e qarta duhet t'i kenë ata që drejtojnë klubin sot. Gjithsesi, besoj se shumë gjëra do të përcaktohe­n kur KAS të japë vendimin përfundimt­ar. Atëherë ndoshta edhe analiza ime mund të jetë më e detajuar sepse, e përsëris, ka shumë për të folur. E shoh të vështirë të ardhmen, por të presim, për momentin nuk mund të nxitohemi.

Sa e dëmton kjo skuadrën moralisht?

Mendoj se do të ketë edhe efekt psikologji­k te skuadra. Do ndikojë për keq, sepse skuadra që luan futbollin më të mirë në Shqipëri, kur mëson se nuk luan në Champions,

thyhet edhe psikologji­kisht.

Përfituan rivalët e Skënderbeu­t nga ky dënim...

Natyrisht, Skënderbeu­n janë përpjekur ta arrijnë Kukësi me Partizanin, por Skënderbeu ka qenë shumë më lart, si në Kupat e Europës, ashtu edhe në kampionat.

Lilaj u largua dhe i kërkoi klubit korçar që ta shlyejë... Ilir Daja është duke firmosur te Flamurtari. A është kjo një kambanë alarmi apo ishte e pritshme të ndodhte?

Tani do të duket se sa dashuri të madhe kishin futbollist­ët për Skënderbeu­n. Disa i kam dëgjuar edhe nëpër studio që dikur që linin jetën për Skënderbeu­n, por të shohim tani se kush ka moral dhe kush do të sakrifikoj­ë për të mos e lënë në baltë. Shumë iu betuan për dashuri të përjetshme pa dalë vendimi, por tani...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania