Panorama Sport (Albania)

SHQIPONJAT çmendin serbët

Zvicra e trajnerit Petkoviçit sheh 1/8-at, serbët e luajnë në të fundit me Brazilin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Fitore për infarkt, Brazili i falet Kutinjos

Dit ae Gomezit, Lëv: Gjermania blof

Mesi vrapon më pak pak se se të të gjithë, gjithë, por por Nigeria Nigeria i i bën bën një një nder nder

Spanja në alarm, ulen 20 gradë temperatur­at

Serbi- Shqipëri 1- 2… Na falni! SerbiZvicë­r 1- 2. Ndodhej në një situatë paradoksal­e, përpara ndeshjes, kombëtarja helvete: me shpatulla pas murit edhe pas figurës së mirë në ndeshjen debutuese kundër Brazilit ( 1- 1; dhe një barazim mes Serbisë e "Seleçao"- s në ndeshjen e fundit do u jepte mundësinë këtyre të fundit të ideonin " biskotën"), e tani situata ka marrë një tjetër drejtim. Me fitoren e djeshme 2- 1 ndaj kombëtares serbe, skuadra e Petkoviç kap përfaqësue­sen e Tites në krye të Grupit B. DONIMIM I SERBISË

Nis ndeshja, topin e parë e luan Serbia, që merr menjëherë komandën e lojës ( nga pikëpamja e qarkullimi­t), teksa Zvicra mbulohet duke u vendosur mirë në fushë. Sfida ndizet menjëherë. Është Granit Xhaka, ai që në minutën e 5- të tenton të befasojë Stojkoviçi­n nga distanca, por topi përfundon mbi traun e portës. 1' më vonë Serbia kalon në avantazh: helvetët gabojnë në vendosjen në mbrojtje në një situatë goditjeje këndi ( e ekzekutuar nga Tadiç) dhe Mitroviç kërcen mbi të gjithë duke dërguar me kokë sferën në rrjetë. Petkoviç, momentalis­ht, është i kualifikua­r në 1/ 8- at. Në minutat e ardhshme, Zvicra ( që megjithatë vuan në përballjet fizike, presingun dhe topat e lartë: lëvizje të kryera thuajse në perfeksion nga Saviç me shokë) përpiqet të reagojë: provojnë me radhë Shaqiri ( me takat ku janë të stampuar flamujt e Zvicrës në njërën, e Kosovës në tjetrën: të quajtura "politikish­t eksplozive" nga mediat gjermane), Xhaka e Dzemaili ( i vetmi që krijon raste për zviceranët), të ndalur pak nga fati e pak nga reflekset e portierit serb. Djemtë e Petkoviç ulin disi ritmin në minutat e fundit, duke qarkulluar topin për të mbyllur pjesën e parë në avantazh 1- 0.

ZGJOHEN SHQIPET

Me hyrjen e skuadrave, kalojnë vetëm 7 minuta dhe Zvicra vendos baraspeshë­n: një "bombë" e Granit Xhakës, që mbërrin në kohë në një top të kthyer nga mbrojtja ( i përplasur në trupin e serbëve pas tentativës së Shaqirit) e që kalon mes "gjithë" lojtarëve të pranishëm në zonë, përpara se të ndalet në rrjetë. Festimi? Gjuha përjashta dhe duart e kryqëzuara për të shfaqur Shqiponjën. Llogaritë hapen përsëri. Sfida, në pjesën e mbetur, zhvillohet përgjithës­isht e përgjumur… por ka kohë për një tjetër Shqiponjë: këtë radhë është Shaqiri. Kundërsulm vrastar i Zvicrës: me Gavranoviç që

gjen Xherdanin në thellësi dhe numri 23, pasi i reziston kontaktit me Tosiç, tokazi mposht Stojkoviçi­n. Dhe tenton një tjetër goditje, disa çaste më vonë, por sfida përfundon këtu. Me dy "Shqiponja" që i japin fitoren Zvicrës.

 ??  ?? Xhaka: Xhaka: Goli Goli im edhe edhe për për shqiptarët shqiptarët
Shaqiri: Shaqiri: Tani Tani Serbia Serbia le le të të mundë mundë Brazilin... Brazilin...
Xhaka: Xhaka: Goli Goli im edhe edhe për për shqiptarët shqiptarët Shaqiri: Shaqiri: Tani Tani Serbia Serbia le le të të mundë mundë Brazilin... Brazilin...
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Edhe kapiteni i Zvicrës, Stefan Lishtajner, nuk i ka rezistuar dot shqiponjës që bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri...
Edhe kapiteni i Zvicrës, Stefan Lishtajner, nuk i ka rezistuar dot shqiponjës që bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania