Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

Aleksandar Mitroviç është përfshirë drejtpërdr­ejt në 15 nga 15 golat e fundit për Serbinë (13 rrjeta, 2 asiste)

Zvicra është skuadra e parë që fiton në këtë Botëror, pasi kalon në disavantaz­h. Gjithashtu, helvetët barazuan ndaj Brazilit duke pësuar të parët (në ndeshjen hapëse të grupit).

Nga 10 golat e shënuar nga Xhaka për Zvicrën, 5 prej tyre janë nisur nga jashtë zonës.

Xherdan Shaqiri është përfshirë drejtpërdr­ejt në 5 golat e fundit "Botërorë" të Zvicrës: tripletë në fitoren 3-0 në grupe ndaj Hondurasit (në 2014-ën), asist për Zyberin në ndeshjen e parë të turneut aktual dhe rrjetën e djeshme.

Vetëm Josef Hugi (6 gola) ka shënuar më shumë në një Kupë Bote për Zvicrën se Shaqiri (4).

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (në edicionet 2014 dhe ky aktuali) janë lojtari i tretë dhe i katërt zviceran që shënon në më shumë se një Botëror, pas Andre Abeglen (1934 dhe 1938) dhe Xheki Faton (1950 dhe 1954).

Serbi-Zvicër ishte ndeshja e 26-të e këtij Botërori: asnjë nga skuadrat, përveç kombëtares serbe, nuk ka humbur, pasi ka shënuar e para. Helvetët, pra, janë përfaqësue­sja e parë që përmbys një rezultat në "Rusi 2018".

Stefan Lihtshtajn­er zhvilloi ditën e djeshme ndeshjen e nëntë në një Botëror: një rekord për Zvicrën. Mbrojtësi kaloi primatin e vendosur më parë nga Çharls Antenen (1950-1962).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania