Panorama Sport (Albania)

Greca te Laçi, Ze Maria del kundër huazimit

Kurbinasit duan sulmuesin e Tiranës për Europën, ikën Ansi Nika

-

Pas mbrojtësit Erjon Hoxhallari, dje paradite klubi i Laçit arriti akordin me Tiranën për të marrë në formë huazimi për Ligën e Europës një tjetër futbollist bardheblu. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Bedri Greca, i cili doli menjëherë në stërvitje me kurbinasit për të fituar sa më shpejt formën në prag të ndeshjes ndaj Anorthosis, që do të luhet më 12 korrik. "Panorama Sport" mëson se presidenti Laska ra dakord me homologun e tij te Tirana, Refik Halili, që Greca të jetë pjesë e Laçit derisa klubi kurbinas të eliminohet nga Liga e Europës. Mirëpo, në pasdite kur klubi bardheblu njoftoi trajnerin Ze Maria për këtë lëvizje, ky i fundit vuri veton. "Mos e huazoni, mund të dëmtohet", mësohet t'u ketë thënë braziliani drejtuesve të Tiranës. Kësisoj, akordi mes klubeve u prish pas vetëm pak orësh. Por, në mbrëmje trajneri dhe Halili diskutuan sërish, teksa nuk është çudi që sot të ketë një tjetër vendim, që Greca të huazohet. IKËN ANSI NIKA

Nëpërmjet një postimi dje në faqen

personale në "Instagram", mesfushori shkodran, Ansi Nika, ka bërë zyrtar largimin nga klubi i Laçit. Lajmin që "Panorama Sport" e kishte paralajmër­uar disa ditë më parë, lojtari e ka konfirmuar të dielën, teksa ka falënderua­r trajnerët, shokët, tifozët si dhe presidenti­n për këto 1

vite e gjysmë në Laç. Gazeta mëson se trajneri i ri, Besnik Prenga, ka pasur ide të tjera për mënyrën e lojës dhe shkodrani nuk ishte në planet e tij për të qenë pjesë e formacioni­t. Në këto kushte, Nika ka kërkuar largimin dhe ka gjetur mirëkuptim­in e drejtuesve. "Nga sot nuk do jem më pjesë e Laçit. Faleminder­it për mirënjohje­n e të gjithëve, për përkrahjen dhe mbështetje­n. Kalova 1 vit e gjysmë plot emocione të paharruesh­me. Ishte një vit plot sukses, arritëm Kupat e Europës, si dhe ishim në finalen e Kupës. Një aventurë e bukur plot emocione. I falënderoj të gjithë, presidenti­n, trajnerët, shokët dhe tifozët. Forca Laçi!", shkruante Nika në postimin e tij. Nuk dihet tashmë se cila do të jetë skuadra e re e mesfushori­t, i cili ka disa oferta, jo vetëm nga klubet e Superiores, por gjithashtu edhe nga skuadra të Superligës kosovare.

 ??  ??
 ??  ?? Bedri Greca, sulmuesi i Tiranës
Bedri Greca, sulmuesi i Tiranës
 ??  ?? Ansi Nika, lojtari i larguar nga Laçi
Ansi Nika, lojtari i larguar nga Laçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania