Panorama Sport (Albania)

Çipi: Daja për trofe, lërini dorë të lirë!

Flamurtari/ Ish-kapiteni: Me Ilirin kapim majat

-

Kreshnik Çipi vlerëson Ilir Dajën si zgjedhjen e duhur për stolin e Flamurtari­t. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", ish-futbollist­i i shquar thotë se vendosja e tij si trajner është më shumë se pozitive, pasi vjen me "petkun" e kampionit. Çipi mendon se me të në krye, kuqezinjtë më në fund do të shkojnë drejt objektivav­e madhorë. "E vlerësoj shumë pozitive emërimin e Ilir Dajës në krye të pankinës së Flamurtari­t. Ai është një person që kudo ku ka qenë ka arritur rezultate. Nuk them se është gjithçka meritë e trajnerit dhe këtu i referohem pozicionit të trajnerit dhe jo Ilirit posaçërish­t, pasi në një vend si Shqipëria, kryesorë janë lojtarët. Besoj se me Dajën do të ketë objektiva madhorë. Përderisa është një trajner që ka dalë kampion disa herë, patjetër që si klub ke qëllime të larta dhe pretendime për të arritur vende kryesore në tabelën e klasifikim­it", tha fillimisht Çipi. RINOVIMET - Ish- futbollist­i i njohur ndalet edhe te rinovimet. Sipas tij, trajneri duhet të vendosë për mbajtjen e lojtarëve që mbyllën sezonin, duke matur punën e tyre. Çipi thekson se te Flamurtari ka edhe elementë që duhet të largohen, pasi vendosën në rrezik qëndrimin e kuqezinjve në Superiore këtë sezon. "Në varësi të rezultatit që kanë pasur lojtarët që mbyllën sezonin në Vlorë, duhet të vendoset edhe ardhmja e disave prej tyre. Dhe këtu do bazohen duke parë ndeshjet që kanë zhvilluar dhe angazhimi që kanë shfaqur. Këtë vendim më së miri do ta marrë trajneri. Një pjesë e tyre mund të rrinë, por ka edhe shumë nga ata që duhet të largohen, pasi kanë qenë të paqëndrues­hëm dhe kanë luajtur me ' hope'. Në dy fazat e para janë sjellë mirë në anën sportive, ndër- sa në fazën e tretë dhe të katërt arriti puna që të rrezikonim seriozisht edhe qëndrimin. Ishte një moment deciziv këtu në Vlorë që fituam me Vllazninë, pasi rrezikonim seriozisht", tha ish- kapiteni. Ai thotë se në janar u bënë gabime me merkaton, ku u larguan lojtarë që kishin vlera dhe u blenë lojtarë që nuk e justifikua­n veten. "Në janar, ata lojtarë që u larguan nuk duhet të ishin larguar sepse treguan aty ku shkuan se kishin vlera dhe po ata që erdhën nuk e justifikua­n veten. Është një merkato e dështuar", u shpreh ish- lojtari.

MERKATO - Ish- kapiteni thekson se duhet të jetë trajneri Daja ai që të ketë kompetenca të plota për afrimin e lojtarëve. "Në këto raste, pra të afrimit të lojtarëve të rinj, më e mira do të jetë të ndiqet ajo që bën Anglia. Dua të them se duhet që t'i lihet në dorë trajnerit, në mënyrë që nesërpasne­sër të mos thotë trajneri që këta lojtarë më dhatë ju dhe unë këto rezultate kam. T'i jepet mundësia trajnerit që të bëjë zgjedhjet e tij. Kuptohet që pastaj je në gjendje edhe ta gjykosh qëndrimin e trajnerit apo rezultatet e tij", përfundon Çipi. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania