Panorama Sport (Albania)

Rizespor, 700 mijë euro për Sadikun

Levante e ka nxjerrë në shitje, por kërkon 1 milion euro për shërbimet e elbasanasi­t

- ARMAND HALILI

Sulmuesi i Ko mbëtares shqiptare, Armando Sadiku, do të largohet nga Levante gjatë kësaj merkatoje dhe këtë e ka bërë me dije klubi spanjoll që nuk e ka më në planet e tij lojtarin. Edhe pse i transferua­r gjatë merkatos së janarit me shumë bujë, Sadiku nuk arriti të gjente hapësira në Spanjë dhe klubi e ka nxjerrë në shitje. Dhe interesimi konkret për të marrë shërbimet e tij ka ardhur nga kampionati turk. Rizespor, skuadra që është ngjitur këtë vit në Superligën turke, kërkon të përforcohe­t dhe, sipas "Futbolaren­a.com", emri i sulmuesit kuqezi është në top-listën e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit për ta pasur në përbërjen e tyre sezonin e ardhshëm, ku shpresojnë shumë tek aftësitë e lojtarit, që mban peshën kryesore në repartin e avancuar në Kombëtaren shqiptare. Por, për të marrë Sadikun, turqit duhet të paguajnë plot 1 milion euro në arkat e klubit spanjoll dhe nuk jepen ende detaje nëse mes palëve ka pasur diskutime për këtë çështje, pasi ata mund të paguajnë deri në 700 mijë euro. Gjithsesi, Levante nuk do ta lëshojë lehtë kartonin e lojtarit, të cilin e ka në pronësi deri në vitin 2020 në bazë të marrëveshj­es së firmosur. Spanjollët kërkojnë të mos dalin me humbje nga ky operacion, pasi kjo ka qenë shuma që ata kanë paguar në momentin që firmosën me lojtarin e ardhur në atë kohë nga Legia e Varshavës. Në rast se Sadiku bëhet pjesë e Rizesporit, ai do të gjejë aty edhe Vedat Muriqin, që është pjesë

e Kombëtares së Kosovës. Ndërkohë që në kampionati­n turk luan edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, që është pjesë e ekipit Osmanlispo­rit.

Aktivizimi - Sadiku e ka pasur shumë të vështirë që të gjejë hapësira në formacioni­n e Levantes, skuadër e cila arriti të siguronte mbijetesën në La Liga pas një sezoni mjaft të vështirë. Ai u aktivizua në total në gjashtë ndeshje, ku luajtur 269 minuta pa shënuar asnjë gol dhe pa lënë gjurmë, pavarësish­t se transferim­i i tij ishte i bujshëm. Ai gjithashtu vuajti edhe nga dëmtimet pas transferim­it, çka bëri që shumë ndeshje t'i shihte nga tribuna. Por, për 27-vjeçarin elbasanas tashmë ka më shumë rëndësi që të ketë minuta në këmbë dhe kampionati turk duket se ia ofron një mundësi të tillë, por do të shihet në vijim se si do të shkojnë bisedimet mes palëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania